Ballina / KOSOVA / MASHT: Ora e parë i kushtohet historikut të pavarësisë së Kosovës
mpj_kosova

MASHT: Ora e parë i kushtohet historikut të pavarësisë së Kosovës

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, sot (të premten) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të vendit, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Vendimi është marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Si çdo vit tjetër edhe sivjet në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Ditës së Pavarësisë, përkatësisht sfidave dhe rrugëtimit të gjatë të popullit kosovar deri të shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, tha për Radio Kosovën se ministria tashmë i ka informuar të gjitha drejtoritë komunale të arsimit se ora e parë sot t’i kushtohet festës së Pavarësisë.

“ Për ndër të festës se  Pavarësisë, 17 shkurtit, Ministria e Arsimit si çdo vit informon të gjitha drejtoritë komunale të arsimit që përmes tyre të njoftohen shkollat se për ndër të festës së 17 shkurtit ora e parë e mësimit t’i kushtohet festës se Pavarësisë së Kosovës.”

Në të gjitha shkollat e vendit kësaj date të rëndësishme i  kushtohet një rëndësi e veçantë, në mënyrë që ajo të shënohet në mënyrën sa më të mirë. Drejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, Sami Frashëri, në Prishtinë, Shqipe Mehmeti, tha për Radio Kosovën se festes së 17 shkurtit i kushtohet rëndësi e veçantë, ngase edhe korniza kurikulare e parasheh përmbushjen e qëllimit  të parë, e që është promovimi i identitetit shtetëror.

“ Edhe në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Naim Frashëri” festohet 17 shkurti si dita e Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Mësimdhënësit për të plotësuar qëllimin e parë të Kornizës së Kurikulës së Kosovës, që është promovimi i identitetit shtetëror. Për shkak të festës ata janë bashkuar dhe kanë punuar për një program sa me të mirë, i cili do t’i japë ngjyrë kësaj festeje.”

Mehmeti tha se nxënësit përmes programit që shfaqin, kultivojnë  një kulturë për simbolet shtetërore.

“ Mësimdhënësit kanë organizuar që përmes pikave që kanë përgatitur të festojnë dhe të kultivojnë kulturë që nxënësit të dinë t’i respektojnë simbolet e shtetit. Po ashtu në pjesën e fundit të orës mësimore do të lëshohet Himni i Flamurit, ku të gjithë nxënësit ngritën në këmbë për të respektuar himnin.”

Po ashtu, edhe nxënësit, Ledor Retkoceri dhe Laura Rrustemi i thanë Radio Kosovës se kjo festë ka rëndësi të madhe dhe festohet me program të veçantë, i cili përgatitet nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.

“ Përgatisim recitime, shënojmë ese, vizatojmë, dëgjojmëpika muzikore, që pastaj në programin festiv për shtatëmbëdhjetë shkurt të gjitha këto i shfaqim. Festa e 17 shkurtit ka rëndësi të veçantë, sepse edhe prindi im ka qenë pjesë e luftës se fundit në Kosovë. Kjo festë është shumë e rëndësishme për ne personalisht dhe si shkollë, dhe çdo vit  i kushtojmë rëndësi të madhe, sepse Kosova është bërë shtet i pavarur.”

17 Shkurti i vitit 2008 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, ku e përmbyll sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. Krijimi i shtetit të Kosovës  rrjedh mbi sakrificën e gjeneratave të tëra dhe rëndësia historike e këtij procesi është e jashtëzakonshme, sepse është e vulosur me gjakun e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

@Fluidi

Provo po ashtu

quint

QUINT-i kërkon forcimin e sistemit zgjedhor

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë përcjellë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.