Ballina / KOSOVA / MAShT: Maturën e kaluan vetëm 60.9 për qind e nxënësve

MAShT: Maturën e kaluan vetëm 60.9 për qind e nxënësve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar sot rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore 2019 (afati i gushtit), sipas të cilave kalueshmëria në këtë afat është 60.9 përqind.

Nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239. Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.

Provo po ashtu

kriteret per liberalizim

Vizat varen nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Çështja e liberalizimit të vizave kryekëput varet nga kriteri i papërmbushur që ka të bëjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.