Ballina / SHOWBIZ / Martohet Leo Messi, në dasëm marrin pjesë 150 gazetarë
In Fabric

Martohet Leo Messi, në dasëm marrin pjesë 150 gazetarë

Leo Messit dhe Antonela Roccuzzo martohen të premten në orën 19:00. Në fakt kjo është koha kur gillon ceremonia e tyre e dasmës, e cila do të mbahet në kompleksin “City Center” të Rosarios, në Argjentinë.

Lajmin e zyrtarizoi vetë Messi, nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Sipas tij “Mbi 150 profesionistë nga mediat janë akredituar për ngjarjen”. Kuptohet, shumica janë gazetarë.

Lidhja do të zyrtarizohet në orën 19:00 në Argjentinë, më 30 qershor.

Gazetarët dhe kamerat e mediave, rreth 150 profesionistë të komunikimit, do të akreditohen dhe vendosen në një zonë për shtypin, në një sallë të kompleksit “City Center”.

Çifti njeh njëri tjetrin, që nga koha kur Messi ishte 5 vjeçar. Ai dhe Antonella bashkëjetojnë prej vitesh, e madje kanë edhe dy fëmijë, Thiagon dhe Mateon. Në lidhje janë që nga viti 2008.

Messi,  i cili fiton 360,000 sterlina në javë nga Barcelona, ka kërkuar nga musafirët që të mos sjellin dhurata, por në vend të tyre të japin donacione në fondacionin “Leo Messi” që punon me të rinjtë në Rosario dhe më gjerë në botë./infoglobi

Check Also

Vajza e vogël e Trump, pushime në Kapri

Tiffany Trump është vajza e vogël e Presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo është fotografuar së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *