Ballina / KOSOVA / Marsh në Prishtinë në përkrahje të Erdoganit
In Fabric

Marsh në Prishtinë në përkrahje të Erdoganit

Marshi “Solidarizmi për Demokracinë” në përkujtim të 1 vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi është mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” Një marsh i tilli është mbajtur edhe në Prizren.

Ky marsh ka mbledhur shumë njerëz që kanë dalur për tu solidarizuar me Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndaj të cilit sot 1 vit është organizuar grusht shtet.

Një nga organizatorët e këtij marshi në fjalën e tij para pjesëmarrësve tha se janë mbledhur që të solidarizohen me demokracinë.

“Jemi mbledhur te solidarizohemi me demokracinë, urojmë qe bota të jetë vend ku zëri  dëgjohet me shumë se tenkët. Qe 15 korriku të jetë shembull për njeriun” .

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka marrë pjesë në marshin i cili shënon një vjetorin e dështimit të puçit ushtarak në Turqi.

Ajo ka thënë se përkrahja e popullit të Kosovës për Turqinë është shumë e rëndësishme, duke shtuar se ky është tregues për raportet vëllazërore ndërmjet dy vendeve.

” Jemi në përvjetorin e parë dhe këtë ditë e kemi shpallur si fitoren e Demokracisë. Mbështetja e juaj është shumë e rëndësishme për neve. Ky është një shembull që tregon vllazërinë e përjetshme mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë ajo para shumë përkrahësve të Erdoganit në sheshin Zahir Pajaziti.

Marshi është quajtur “Solidiarizim me Demokracinë”, kurse prezent është edhe ministri në detyrë i administratës publike, Mahir Yagcilar.

Marshi përfundojë qetë pas disa minutave, ku fillojë edhe shpërndarja e njerëzve

Ndryshe, Autoritetet turke akuzojnë klerikun Fetulla Gylen dhe organizatën e tij FETO, si organizatorë të këtij grusht shteti me qëllim rrëzimin e Erdoganit.

Një marsh i tilli është mbajtur të premten edhe në Prizren.

Sipas organizatorëve, vitin e kaluar populli turk u mobilizua për të mbrojtur shtetin dhe rendin juridik.

Check Also

rrahje

Rrahje masive në Kaçanik

Policia njofton se në një kafene në Kaçanik kanë pësuar lëndime trupore katër meshkuj, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *