fbpx

Marrëveshja e paqes mes Kosovës e Serbisë më 2016

“Qëllimi ynë po edhe kërkesa e Gjermanisë është që Kosova e Serbia të nënshkruajnë Marrëveshjen e Paqes gjatë vitit 2016. Pas nënshkrimit të saj Kosova do të kërkojë anëtarësimin në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare” ka deklaruar Blerim Shala , kordinatori për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ai është ndalur edhe në Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij Asociacioni duhet të formohet dhe do të funkcionojë me Ligjet e Kosovës, mes tjerash ‘edhe për shkak se perëndimi nuk dëshiron që në Kosovë të krijohen entitete të ndara si në Bosnjë’.

Asociacioni si ka nënvizuar Shala do të merret me çështje të arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe planifikimit hapsinor.

Sa i përket Gjykatës speciale , Shala ka sqaruar se në rast se ajo nuk krijohet me miratim të Kosovës, atëherë kësaj të fundit nuk i mbetet tjetër pos të ballafaqohet me dimensione më të rënda të drejtësisë ndërkombëtare, përkatësisht me ndonjë tribunal të OKB-së që mund të zgjas deri në 20 vjet.

Nga çështjet që nuk janë zgjidhur ende e që pritet të rrumbullaksësohen gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë , ai ka potencuar çështjet e koditë ndërkombëtar të telefonisë për Kosovën si dhe tejkalimin e mospajtimeve në fushën e energjisë.

Debati për implementimin/mosimplementimin e Marrëveshjeve të arritura mes Kosovvs e Serbisë janë aktualizuar pas vizitës së shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë dhe në Serbi.

Steinmeier u ka shpjeguar të marten liderëve të këtyre dy shteteve se ” Gjermania dhe bashkimi Europian presin normalizimin e plotë të marrëdhënjeve mes Kosovës dhe Serbisë  përmes një kontrate që do ti obligonte të dyjat”.

“Kosova e Serbia e kanë të përbashkët perspektivën për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendet që duan të jetësojnë politikat europiane në Bruksel duhet të kanë marrëdhënje të mira me fqinjte e tyre”, kishte nënvizuar mes tjjerash ai.

“Gjykata nuk është favor që Kosova po ia bënë ndërkombëtarëve, po është favor/nder që vendi juaj po ia bën historisë dhe gjeneratave të reja”, ka potencuar Steinmeier sipas të cilit ‘Gjykata Speciale nuk është lajm i keq por i mirë”, ka theksuar mes tjerash Steinmeier./infoglobi/v.b.