Ballina / RAJONI / Marrëveshja e Ohrit, 18 vjet pas, Dioguardi pyet: Ku është ajo, në bërllok

Marrëveshja e Ohrit, 18 vjet pas, Dioguardi pyet: Ku është ajo, në bërllok

Dje janë mbushur 18 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit maqedonas.

Marrëveshja është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.

“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mos diskriminimin.” E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi proporcionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.

Ish-kongresisti amerikan, dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi, kohë më parë në një intervistë për KTV-në ka shprehur kritika të forta për mosimplementimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit.

Deklarata e tij është në dhënë në kohën kur po propozohej emri Ilidenska për shtetin e Maqedonisë,

“Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve”, ka theksuar DioGuardi.

Ai ka përmendur se Moska vijon të ushtrojë ndikim në Maqedoni dhe se këtë po e bën.

Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit:

1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.

3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase.

4. Ndërtim i shtetit demokratik.

5. Zhvillimi i pushtetit vendor.

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit:

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë

5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).

Ekspertët në Maqedoninë e Veriut edhe pas 18 vjetësh vazhdojnë të jenë të ndarë sa i përket efekteve që ka prodhuar Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Dokumenti kornizë i Ohrit, që u nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001, duhej të zbatohej brenda katër vjetësh. Ky dokument, në bazë kishte avancimin e të drejtave të shqiptarëve, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut ka avancuar në masë të theksuar kërkesat e shqiptarëve, por njëkohësisht janë evidentuar edhe ngecje në zbatimin në praktik të normave ligjore që burojnë nga ky dokument.

Provo po ashtu

tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.