Ballina / OP./INTERVISTA / Marnhac: Së bashku, fuqizojmë sektorin e drejtësisë

Marnhac: Së bashku, fuqizojmë sektorin e drejtësisë

‘Ndryshimi i rrethanave kërkon ndryshime në mision’, ka deklaruar udhëheqësi i Misionit të BE-së për rendin dhe ligjin (EULEX), Xavier de Marnhac në intervistën ekskluzive për Info Globin.

Në intervistën dhënë Info Globit, shefi i EULEX –it, Xavier de Marnhac, i cili do të mbikëqyrë procesin e rekonfigurimit të misionit gjatë katër muajve të ardhshëm ka shpjegon se cilat do të jenë aktivitetet e ardhshme të EULEX-it, cilat janë fushat ku do të përqëndrohet ky mision, pastaj cilat janë kompetencat e tij. “Ne jemi këtu që ti ndihmojmë institucionet e Kosovës dhe të punojmë bashkë me to, sidomos në fushën e drejtësisë. Krahas këshillimit e mentorimit do të kemi kompetencat ekzekutive, por ato do jenë në fushat e korrupcionit, krimit të organizuar dhe krimeve të luftës”, shpjegon për lexuesit e Agjencisë Marnhac. Sipas tij Kosova mund të ket nevojë për prezencën e EULEX-it edhe pas vitit 2014, por ateherë në focus do jenë rastet e rënda të krimeve të luftës, nëse gjygjësia vendore nuk ka kapacitete t’i trajtojë.
Intervistoi: Evliana BERANI
infoGlobi:  Udhëheqësi i Bordit të Agjencisë Kosovare për privatizim ka vdekur pas plagëve të shkaktuara me thikë në zyrën e tij. Kush do të hetojë këtë rast?
Kujtoj se rastin do ta hetojnë bashkërisht, EULEX dhe institucionet kosovare të hetuesisë. Ja edhe kjo ka të bëj me rekonfigurimin e misionit tonë. Sepse ne jemi këtu pikërisht për ti ndihmuar institucionet e Kosovës  dhe rasti që përmendët është tipik ku do të punohet bashkërisht nga të dyjat, EULEXi dhe institucionet e Kosovës.
Qëllimi është që të transferohen në mënyrë progresive sa më shumë kompetenca e përgjegjësi tek institucionet e Kosovës, natyrisht me presupozimin se ato mund t’i realizojnë ato. Është e qartë se aty ku ato kanë vështirësi, në ‘lojë’ do të mbetet EULEX-i, por synimet janë që vendorët të marrin më shumë përgjegjësi.
infoGlobi: Rekonfigurimi ka filluar më 14 qershor. Çka nënkupton ai?
Që të shpjegoj këtë, fillimisht duhet të ndalem që ti vë gjërat në përspektivë. Rekonfigurimi është përfundimi i procesit që ka filluar vjet në shtator në bruksel Procesi i shyrtimit strategjik të EULEX-it ndërlidhet dukshëm me institucionet vendore, sepse ministra e përfaqësues tjerë të institucioneve të Kosovës kanë marrë pjesë në takimet  në Bruksel.  Do të thotë kanë qenë pjesë e procesit.
Pyetja është pse ka filluar filloi ky process?
Ne e filluam sepse ishim në dijeni se misioni i EULEX-it përfundon më 14 qershor, së këndejmi ekzistonte nevoja që të mirret një vendim se çka më tutje  me misionin. Ka apo nuk ka nevojë për prezencën e tij të mëtutjeshme në Kosovë. Procesi i shqyrtimit strategjik kishte të bëntë pikërisht me këtë. Pas shqyrtimit, shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë marr vendimin që t’i zgjasin jetën EULEX-it edhe për dy vjet, kurse ne tani duhet të reorganizohemi në mënyrë që ti përshtatemi rrethanave të reja. Arsyeja kryesore për të cilën pajtohen të gjithë është se në Kosovë shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha kur ne kishim filluar punën këtu.  Ndryshimet nënkuptojnë përshtatjen e misionit rrethanave të reja.
infoGlobi:  A është fjala për ndryshime pozitive apo negative?
Do të ndalem në këtë çështje pas pak. Ndryshimi kryesor ka të bëj me atë që pritet të ndodhë së shpejti, me përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Sado që ky është një proces për të cilin vendoset diku tjetër, ai ndikon në ndryshimin e gjendjes këtu në Kosovë. Është ai një ndryshim sinjifikant që demonstron vullnetin e institucioneve të Kosovës që të marrin më shumë përgjegjësi në duart e tyre. Ky është një realitet i ri ndaj të cilit duhet të përshtatemi.
Çështja tjetër, është vlerësimi i bërë që rezultoi me përfundimin se situate në Kosovë është përmirësuar. Janë konstatuar fushat ku është vërejtur se institucionet e Kosovës kanë ngritur kapacitetet për të mengjuar me situatat nga fushat ku është vërejtur përmirësimi. Nuk po them se gjendja është perfekte, por padyshim mund të them se në disa sektorë kapacitetet kosovare janë ngritur deri në shkallën, e cila i mundëson EULEX-it të tërhiqet nga to.  Fjala bie shenja përmirësimi janë vërejtur në polici dhe në dogana. Megjithatë, në sektorin e drejtësisë sado që janë vërejtur përmirësimet, ato nuk kanë arritur në shkallën e dëshiruar. Prandaj në sektorin si ky i drejtësisë, ka ende nevojë që institucionet e Kosovës të ndihmohen. Kjo është një rrethanë tjetër, e cila ka imponuar nevojën që ne të përshtatemi . Kuptohet që ekziston nevoja që ne të fokusohemi më shumë në sektorin e drejtësisë.  Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë policë të EULEX-it. Padyshim do të ketë të tillë, sepse në sektorin e jurisprudencës ka hetime e aktiviteteve që duhet të kryhen nga policë , hetues etj.
Do të thotë pak a shumë këto janë shkaqet pse u shtrua nevoja e rekonfigurimit të EULEX-it.
infoGlobi: Cilat do të jenë detyrat e juaja në të ardhshmen?
EULEX – i do të mbështes në tërësi  përkushtimin  e Bashkimit Europian  në fushat si rendi dhe ligji në Kosovë.  Veç kësaj ne do t’i mbështesim institucionet kosove duke i ndihmuar në proceset siç është ai përkitazi me liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën, për studimin e fizibilitetit, për implementimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu mes  Prishtinës e Beogradit, dialog ky i sponsoruar nga BE-ja, dhe në shumë fusha tjera.
Do të thotë është një spektër i gjatë i kritereve që Kosova përkatësisht institucionet e saj duhet t’i përmbushin  gjatë rrugës së tyre për integrim në BE, kurse ne si EULEX do t’i ndohmojmë institucionet e këtushme në  përmbushjen e kritereve.
infoGlobi:  Çka konkretisht do të bëj EULEX në këto fusha? Çka konkretisht do të ndërmerrni për të përmirësuar gjendjen përkitazi me liberalizimin e vizave, për studim të fizibilitetit dhe në përggjithësi për përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE?
E kam fjalën për kritere shumë specifike, e që janë të shumta, të cilat Kosova duhet t’i përmbushë. Disa nga këto kritere, nuk janë të negociueshme dhe duhet domosdoshmërisht të përmbushen nëse Kosova njëmend dëshiron të futet në BE.
infoGlobi:  A mund t’i përmendni disa nga to?
Fjala bie kushtet që duhet të përmbushen për liberalizimin e regjimit të vizave. Një nga to janë kushtet  për riatdhesimin e kosovarëve nga shtetet anëtare të BE-së.  Pastaj, ka aktivitete që duhet të ndërmirren për krijimin e një sistemi cilësor të të dhënave përkitazi me dokumentet dhe regjistrat civil, si pasaporta, karta identiteti dhe dokumentet tjera administrative. Të gjitha këto çështje kërkojnë të jenë në linjë me kriteret e BE-së, që do të thotë se duhet të punohet që ato të përmbushen.  Këto janë kushte që nuk negocohen.
infoGlobi:  Po cilat do të jenë veprimet konkrete që EULEX-i do t’i ndërmarr përkitazi me sigurimin e cilësisë së regjistrit të dokumentave civil?  Me çka konkrrtisht do të ndihmohen institucionet e Kosovës?
Ok. Po u jap një shembull.  EULEX-i do të punojë në sjelljen e dokumenteve nga Serbia si dhe në certifikimin e tyre.  Kjo është një detyrë që i është caktuar misionit tonë më rastin e arritjes së marrëveshjes në dialogun Prishtinë-Beograd para do kohe në bruksel. Ky është vetëm një shembull i vogël për ate se si do të ndihmojë EULEX – i, institucionet e Kosovës.
Në anën tjetër shërbimet tona në kontekstin e mentorimit e këshilldhënies, do t’i ndihmojnë Kosovës që të ndërtojë një bazë të sigurtë të shënimeve. Sikurse e dini të dhënat duhet të menagjohen dhe të sigurohen sipas standardeve europiane po ashtu. Ne do të përkujdesemi që të ndërtohet një bazë e të dhënave pa ndërhyrje nga jashtë, kështu që nuk do të ketë dokumente me përmbajtje të ndryshuar apo me identitet tjerë të njerëzve, gjë që është po ashtu shumë e rëndësishme. Qysh tani në Ministri ka punonjës të angazhuar për këto çështje.
infoGlobi:  Z.  Marnhac, të ndalemi për një sekond këtu.  A do të thotë kjo se nesër, në rast të dështimit të krijimi të një regjistri professional civil, apo në rast të dështimit të liberalizimit të regjimit të vizave, EULEX-i ai që duhet të akuzohet për dështim? 
Jo. Unë e kam thënë shumë qartë në disa situata këte. Pjesa kryesore e obligimeve është detyrë që duhet duhet ta përmbushin institucionet e Kosovës. Ne jemi këtu vetëm që ti ndihmojmë ato.  Këtu duhet theksuar se procesi për liberalizim nuk është proces i BE-së, ai është process i Kosovës.
Dhe, po e them shumë sinqerisht, institucionet e Kosovës duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Ia kam thënë këtë edhe Ministrit të Punëve të brendshme.
Më duhet të ua përkujtoj se të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të regjimit të vizave, janë çështje shumë serioze. Besoj se është e qartë për të gjithë se lidhur me kushtet që duhet të përmbushen për tu rrumbullakësuar ky process, nuk ka negociata. Ato janë të panegociueshme.
Para pak kohe ishim në  Bruksel dhe Drejtori Gjeneral i Punëve të Brendshme atje na e tha sërish:  Kriteret e Bashkimit Europian nuk negociohoen. Brukseli e bëri  shumë të qartë kete, e ministry nga Kosova ishte present.
infoGlobi:  Por, siç e dini, ekzistojnë çështje që nuk varen fare as nga institucionet e Kosovës , e as nga EULEX-i.  Po e zëmë, unë nuk e kam të qartë si mund të ndihmojë EULEX-i institucionet e Kosovës, për vendosjen e rendit dhe ligjit në very të vendit, kur as ju e as institucionet e Kosovës nuk keni fare qasje aty?
Pyetje e drejt, por para se të përgjigjem në të do të doja të ndalem t’i elaboroj objektivat e EULEX-it. Krahas ndihmës që do t’i ofrojmë institucioneve të Kosovës për jetësimin e kushteve të BE-së, ne kemi edhe objektiva tjera. Ne do të përqëndrohemi në drejtësi dhe ate me idenë se kudo në Kosovë do të shënohet progresi gradual Brenda dy viteve të ardhshme. Idea është që ecim bashkë me institucionet e Kosovës dhe t’i ndihmojmë ato në këtë fushe, në mënyrë që pas dy vitesh Kosova, përkatësisht institucionet e saj të vazhdojnë rrugëtimin më forca vetanake.
Mund të ndodhë që EULEX-i do të duhet të qëndrojë këtu edhe pas vitit 2014 por vetëm për rastet e vështira siç janë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Është periudhë e shukrtër që institucionet e Kosovës  të kenë kapacitete të duhura për rastet e rënda të krimeve të luftës. Institucionet e drejtësisë kanë pranuar në një mënyrë se e kanë të vështirë të menagjojnë rastet nga kjo fushë. Mirëpo, krahas kësaj,  synimi ynë është që të shfrytëzojmë kohën e mbetur për t’i bartur në mënyrë progressive kompetencat dhe përgjegjësitë në institucionet e Kosovës.
Sidoqoftë, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, institucionet e Kosovës duhet ti kryejnë obligimet e tyre. Duhet të punojnë shumë, ndryshe do të kenë telashe. Mbështetur në atë që po e shoh, unë  jam i bindur se ato janë të motivuara për mirëvajtjebn e procesit, e në anën tjetër ne jemi këtu që t’i ndihmojmë ato.  Dua të them se gjatë dy viteve do të ketë më shumë aktivitete të përbashkëta të EULEX-it dhe të institucioneve të Kosovës. Do të ket raste hetimore të përbashkëta, gjykime të përbashkëta, etj.
Do të thotë në një situatë kohore ne do të inicojmë rastet vetë, por gradualisht ato do ti startojmë së bashku, për të ardhur deri te koha kur rastet çfare do qofshin ato do të inicohen vetëm nga institucionet e Kosovës. Ky është tranzicioni për të cilin po flas.
infoGlobi:  Krahas këshilldhënies, EULEX-i, a do të ketë edhe kompetenca ekzekutive, siç i kishte deri më tash? Nëse po, në cilat fusha do të keni të drejtën e vendimarrjes dhe ekezekutimit pa përfshirjen e institucioneve tjera në aktivitetet e juaja?
Sërish më duhet të kthehem tek objektivat e misionit tonë. Organizimi i EULEX do të reduktohet nga tri shtylla në dy. E para ka të bëj me ndihmën që ne do t’i ofrojmë institucioneve të Kosovës përmes mentorimit e këshillimit, kurse e dyta ka të bëj me fushat ku ne kemi kompetenca ekzekutive. Këto të fundit janë fusha e korrupcionit, krimit të organizuar dhe ajo e krimeve të luftës.
Kur them ekzekutive, mendoj në atë se EULEX do të ketë të drejtën të arrestoj, hetojë, gjykojë dhe dënojë personat …
infoGlobi: Në cilat fusha konkretisht do t’i keni të drejtat ekzekutive?
Po mandate mbetet i  njejtë. Do të thotë ai nuk ka ndryshuar.  Fjala është për fushën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimet e luftës.
Nga aspekti gjeografik ndërkaq,  harta institucionale e EULEX-it do të ndryshojë. Ne po tërhiqemi nga shumë komuna, si Gjilani, peja, prizreni etj. Dhe do t\i mbajmë zyrat në Prishtinë dhe  do ta kemi një zyrë në Mitrovicë.
Megjithatë, ne do të krijojmë njësitet mobile për të dyjat, drejtësine dhe për policinë, kështu që EULEX-i do t’i ketë kapacitetet që në çdo kohë të dërgojë njësitet e tij aty ku ka nevojë të ndihmohen institucionet e Kosovës, apo  ku ka nevojë të reagojmë në kuadër të obligimeve që dalin nga mandate ynë.
infoGlobi:   Çka ka ndërmarr EULEX-i, që ti ikë përsëritjes së dobësive dhe gabimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, kur po e zëmë kishte raste që zyrtarë të lartë të arrestoheshin, pastaj të zvarriteshin nga një e dy vite nëpër institucionet e drejtësisë, e në fund shpalleshin të pafajshme ose liroheshin në mungesë provash?
A e dini çka. Para së gjithash në do të përpiqemi që t’i shmangemi situatave të tilla për aq sat ë ketë mundësi. Por , mua më duhet të them se kjo që thoni ka të bëj me rendin e ligjin. Po e zëmë, nëse keni një informacion, atëherë sistemi e do që ai të hetohet, që person ii apostrofuar të gjykohet  e në fund , jo gjithmonë do të thotë se ai edhe dënohet.
Këte e ka sistemi demokratik gjygjësor. Unë kujtoj se opinion public në Kosovë duhet ta dij, se nëse një rast hetimor është nisur, kjo nuk do të thotë gjithësesi personi që hetohet do të përfundojë nëprapa grilave. Drejtësia nuk funkcionon ashtu. Kemi të bëjmë me sundimin e rendit dhe të ligjit.
Shikoni, kështu veprohet kudo, e edhe në vendin tim. Kemi raste të tilla shumë, madje në baza ditore. Nëse po hetoni dikend, po e gjykoni, kjo nuk do të thotë se atë person do ta dënoni.  Kjo do të varet se sa ka prova dhe sa mund të dokumentohen dyshimet. Trupi gjykues në sistemet demokratike të drejtësisë nuk mund të shqiptojë dënim ndaj dikujt nëse nuk është krejtësisht i bindur për fajësinë.
infoGlobi:  Është e qartë kjo, por kjo nëkupton se njësitë hetuese/investiguese duhet të zhvillojnë kapacitetet në mënyrë që të kenë më shumë informata për ta reduktuar rrezikun që në bankë të akuzuarve të nxjerrin njeriun e pafajshëm  vetëm pse dikush ka thënë diçka për te. Të gjithë e kujtojmë rastin e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar nëpër çka ka kaluar për tu liruar pas sa e sa kohë nga akuzat, kështu që nuk po them se gjëra të tilla kanë ndodhur vetëm në Kosovë. Por, pyetja është se çka do të ndërmarr EULEX-i që t’i reduktojë situatat e tilla?
Të ua them të drejtën ne po bëjmë maksimumin që sistemi i drejtësisë të funksionojë si duhet.  Ju sigurisht e dini se nga aspekti statistikor asnjë vend nuk është i përkryer. Diçka e tillë është e pamundur. Ja shikoni, në Francë po e zëmë shqiptimi i dënimeve nuk arrinë as 60 për qindëshin e rasteve të inicuara, që do të thotë rreth 40 për qind syresh mbyllen pa dënime ose mbesin të hapura…
Dua të them se unë e kuptoj frustrimin e herë pas hershëm të njerëzve këtu, pork y është sistemi demokratik i drejtësisë. Në të kundërtën do të duhet të kthehemi prapa në sisteme tjera jo demokratike juridike, që Kosova i ka përjetuar, e ku gjykimet janë zhvilluar dhe dënimet janë shqiptuar mbi baza jodemokratike.
Ajo çfarë ne po e bëjmë këtu është se po prezentojmë praktikat më të mira europiane. Ndonjëherë rasti  përmbyllet me dënim, ndonjëherë jo. Ndonjëherë rasti fitohet e ndonjëherë humbet, sepse ka raste kur një avokat i mirë e rrëzon lëndën edhe mbi baza procedural. Pra ky është sistemi dhe kështu funkcionon.
infoGlobi: Ti kthehemi pak rekonfigurimit. Nuk do mend është process i dhimbshëm për shkak se duhet të redukohet numri it ë punësuarve. Sa persona do të mbesin pa punë si rezultat i tij?
Po duhet të reduktuar numrin. Aktualisht në EULEX punojnë rreth 3 mijë veta, por me planin e rekonfigurimit ky numër do të reduktohet dhe në EULEX do të ngelin të punësuar pak mbi 2 mijë veta.
Fjala është për disa qindëra veta që do ngelin pa punë, rreth 200 janë staf vendor, e po aq pa punë do ngelin edhe nga stafi ndërkombëtarë.
Në tani duhet të koncentrohemi që të punojmë më shumë bashkë me institucionet e Kosovës. Hetuesit do të punojnë së bashku në mënyrë që bashkërisht të fuqizojmë sektorin e drejtësisë. Kemi shumë raste të kooperimit , dhe kjo është ajo që do të intensifikohet edhe më gjatë dy viteve të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!