fbpx
gjykimi

Marjan Dema dëshmitar në gjykimin e Enver Hasanit

Marjan Dema pritet të dëshmojë sot në gjykimin e ish-rektorit të UP-së Enver Hasani.

Rektori aktual i Universitetit të Prishtinës pritet të jetë sot dëshmitar në gjykimin e ish-rektorit Enver Hasani për disa libra të përkthyer të këtij universiteti.

Dema ishte paraparë të dëshmonte edhe më herët, por kishte munguar për shkak të angazhimeve që kishte.

Bashkë me Hasanin në këtë proces gjyqësor po gjykohen edhe Haki Veliu e Albert Rakipi.

Të tre po akuzohen për mashtrim lidhur me përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e UP-së.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, të pandehurit sipas marrëveshjes paraprake kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.

Në aktakuzë pretendohet se ky ndryshim çmimi i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit të kaluar Enver Hasani, Hakif Veliu e Albert Rakipi u deklaruan të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.