Ballina / Kulturë / Mario Vargas Llosa: Dashuria është eksperienca më e pasur
Mario Vargas Llosa

Mario Vargas Llosa: Dashuria është eksperienca më e pasur

Me 59 libra në një periudhë 55-vjeçare, shumë e mendojnë se Mario Vargas Llosa duhet të pushojë, por peruani i vetëm që ka fituar një Nobel duket se nuk ka asnjë qëllim të tërhiqet përfundimisht nga letërsia.

Në moshën 82-vjeçare, njeriu i quajtur si titani i fundit i letërsisë hispanike, pohon se ka shkruajtur çdo mëngjes të jetës së vet. I shquar për luftën e tij të palodhur kundër nacionalizmit dhe populizmit, artikulli thekson se Llosa mbetet një nga mbrojtësit e lirisë individuale dhe demokracisë në botën latine dhe sulmet e tij kundër autoritarizmit kanë fituar një numër të madh armiqsh përgjatë viteve singa konservatorët ashtu edhe nga socialistët. Shkrimtari pohon se dhuna familjare që ka vuajtur në fëmijëri nga i ati e kanë bërë që të strehohej në letërsi dhe poezi.

Ishte ky baba abuziv që me besimin se letërsia ishte një pasaportë për dështimin në jetë dhe që romanet ishin vepër e bohemianëve dhe homoseksualëve vendosi ta dërgonte djalin e vet 14-vjeçar në një akademi ushtarake me qëllim që të rikonsideronte prioritetet. “Im atë mendoi se shkolla ushtarake do të ishte një kurë për letërsinë dhe për ato aktivitete që ai i konsideronte margjinale, por që në të vërtetë më dha temën për romanin tim të parë.” “Qyteti i qenve” u publikua në 1963 dhe mbetet edhe sot mjaft i gjallë për shkak të temës së intimidimit dhe ngacmimeve që ka në mjedisin ushtarak. New York Times heq paralele mes karrierës së Vargas Llosas me atë të Gabriel Garcia Marquez që së bashku me Kortazarin, Carlos Fuenten, Jose Donozon, Juan Rulfon, Miguel Asturiasin dhe Guillermo Cabrera Infanten kanë qenë pjesë e një transformimi letrar në botën latinoamerikane.

Artikulli thekson se ndërkohë që realizmi magjik i Marquezit e ka fituar një vend në bibliotekën dhe studiot e amerikanëve, punët më të errëta të Vargas Llosas kanë qëndruar në plan të dytë. Pozicionimi i tij si shkrimtar më demokratik ka bërë që të shquhet si një mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe të zgjedhjeve të lira mes kauzave të ndryshme. Në ndryshim nga Markezi që u kthye në një përkrahës të Fidel Castros, Llosa ndryshoi pozicionimin e tij mbi revolucionin në Kubë me kalimin e kohës. Sipas New York Times-it ai i dërgoi një letër private Castros ku i shprehte pakënaqësinë, shkrimtari mblodhi kolegët dhe miqtë, mes tyre Kortazar, Simone de Beauvoir, Jean Paul Sartre, për të redaktuar atë që do ta publikonte në “Le Monde”, kartën e tij emblematike me titull “Çështja Padila” ku denonconte burgimin dhe gjykimin e poetit Heberto Padilla. Pas këtij episodi shkrimtari do të shihej si një referent ideologjik që shkonte kundër rrymës, pavarsisht nga ajo që pritej nga një intelektual i asaj epoke.

Llosa shprehet edhe për fundin e martesës së tij 50-vjeçare me Patricia Llosan, nënën e tri djemve të tij, për të filluar një marrëdhënie me Isabel Preyslerin. “Dashuria është përvoja më e pasur që një qenie njerëzore mund të përjetojë. Nga ana tjetër është një çështje private dhe nëse bëhet publike ka çmim të lirë, plot me vende të zakonshme. Prandaj, është kaq e vështirë të shkruash për dashurinë në letërsi. Besoj se një person nuk duhet të flasë për dashurinë meqë është diçka kaq e rëndësishme në jetë”, shprehet duke u distancuar nga ajo që në dukje i detyron të famshmit të ventilojnë të gjitha aspektet e jetës së tyre private në mënyrë që bota t’i zhveshë. /Burimi: noticiasvenezuela/në shqip: bota.al/

@Fluidi

Provo po ashtu

akil koci

Akil Kocit i ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.