Ballina / SHOWBIZ / Maria Carey për 23 vjet fitoi 60 milionë euro nga një këngë
Maria-Carey

Maria Carey për 23 vjet fitoi 60 milionë euro nga një këngë

Ajo është shndërruar në një himn të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjes. Të paktën për më shumë se dy dekadat e fundit.

Por, rrallë kush e di se sa të holla ka fituar gjatë këtyre viteve Marih Carey në saje të këngës më të dëgjuar gjatë festave “All I Want for Christmas is You”.

Jo më pak se 60 milionë euro deri më tani ka fituar këngëtarja amerikane që prej vitit 1994, kur e ka publikuar këngën.

Sipas mediumit të njohur britanik të ekonomisë “The Economist”, përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtatve të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.

Sipas rrjetit Spotify, hiti i bukuroshes është në mesin e 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve ndërsa ka mbi 400 milionë shikime në Youtube.

Theksojmë se 48- vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, ku ka mbi 200 milionë regjistrime të shitura.

Provo po ashtu

gili këngëtare e famshme në Kosovë

Këngëtarja Gili sjell Super Hit !

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Gili pas suksesit që arriti me baladën “Fustani” tani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.