Marco Verrati cak i skuadrës angleze

Klubi anglez, Chelsea është e interesuar që ta blejë mesfushorin e PSG-së, Marco Verratin.

Mediat britanike shkruajnë se pronari i “Bluve” të Londrës, Roman Abramovich është duke përgatitur një super-ofertë për italian të cilin synon ta blejë në afatin kalimtar të janarit, transmeton KosovaPress.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e admiron Verratin më të cilin ka punuar tek Kombëtarja e Italisë.

24-vjeçari është i lidhur me PSG deri në vitin 2021, por londinezët janë të bindur se mund ta blejnë italianin për më pak se 40 milionë euro.

As agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, nuk e përjashtuar mundësinë që klienti i tij të largohet nga Parisi, madje, ai në tetor ka zbuluar se Verrati mund të kërkojë largimin nga kampionët e Francës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.