Ballina / KRYESORE / Maqedonia e Veriut: Kryeministri Zaev bën ndryshime në kabinet
zoran zaev

Maqedonia e Veriut: Kryeministri Zaev bën ndryshime në kabinet

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të dielën të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët do të drejtojnë disa prej posteve në kabinetin e tij. Vetë zoti Zaev do të drejtojë Ministrinë e Financave.

Për postin e ministrit të ri të Ambientit jetësor, propozohet Naser Nuredini, i cili do të zëvendësojë Sadulla Durakun në këtë post. Ndërkaq, zoti Duraku kalon në krye të ministrisë së re për Sistem Politik e cila pason Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Të dy ata janë pjesëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Për ministër të Kulturës u propozua Hysni Ismaili nga radhët e partisë Alternativa. Goran Milevski i Partisë Liberal-Demokrate vjen në vend të Suhejl Fazliut të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Po ashtu do të ndryshohet edhe ministri i Bujqësisë.

Kryeministri Zaev tha se detyrën e ministrit të Financave do ta kryejë për një periudhë të caktuar.

Ai ia ka dorëzuar parlamentit listën me emrat e kandidatëve, ndërsa pret që brenda javës së ardhshme të votohet përbërja e re e qeverisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se brenda javës që vjen do të bëjë edhe ndryshimet në postet e disa zëvendë-ministrave dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

Ai pati paralajmëruar menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale se “do të ketë spastrime” siç qe shprehur, në radhët e përfaqësuesve të kabinetit që drejton.

Provo po ashtu

haradinaj e muzafer shala

Muzafer Shala emërohet ministër i Inovacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi Muzafer Shalën në postin e ministrit të Inovacionit dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.