fbpx

Maqedoni: Të vrarë civilë e policë

Gjatë aksionit të gjerë policor që filloi ndërmjet orës 4 dhe 5 të mëngjezit sot në periferi të Kumanovës në Maqedoni, janë vrarë disa persona (civilë e policë), por shifrat për numrin e saktë të tyre ende nuk janë konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Sipas gazetarit të AlSat-it të Maqedonisë “gjatë përleshjes së policisë me grupin e njerëzve të armatosur janë vrarë 7 persona ndër të cilët katër janë civilë (dy gra e dy fëmijë) e tre të tjerë janë policë”.

Ndërkaq Zhurnal raporton për 5 shqiptarë të vrarë në mesin e të cilëve edhe për një vajzë 8 vjeçare”.

Asnjëri nga mediumet nuk ka parë viktimat, por i referohen deklaratave të banorëve të lagjes së Trimave në Kumanovë dhe burimeve tjera jozyrtare.

Spitali i Kumanovës, Qendra Klinika e Shkupit dhe Spitali ushtarak i Maqedonisë janë pllakosur në heshtje dhe nuk kanë shpaluar detaje për numrin e të plagosurve, ndër të cilët policia ka konfirmuar vetëm shifrën prej të paktën tre policëve të lënduar rëndë.