Ballina / KRYESORE / Maqedoni: Voton BDI-ja, rikonfirmohet Qeveria

Maqedoni: Voton BDI-ja, rikonfirmohet Qeveria

Parlamenti i Maqedonisë votoi dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Nikola Gruevskit.

Ministri i ri i Brendshmë, Mitko Çavkov dhe ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajllovski morën 71 vota, ku prej tyre votuan edhe deputetët e BDI-së, informon INA.

Në seancën e votimit ishin të pranishëm 12 deputetë të kësaj partie dhe gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMN-së. Katër deputetë të pavarur votuan kundër.

Deputetët e PDSH-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit. Votimi erdhi pas fjalimit të kryeministrit Nikola Gruevski i cili arsyetoi vendimin e tij dhe dorëheqjet e dy ministrave. Ndërsa asnjëri nga deputetët e partive shqiptare nuk ishte paraqitur për votim. Votimi i ministrave të rinj erdhi pas dorëheqjeve të ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit, Mile Janakievski, dhe kjo e lidhur me aferën e përgjimeve dhe pas presioneve ndërkombëtare.