Ballina / RAJONI / Maqedoni: Sot nënshkruhet vendimi për zgjedhje të parakohshme
maqedoni e veriut zgjedhjet

Maqedoni: Sot nënshkruhet vendimi për zgjedhje të parakohshme

Sot në orën 12, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, do të nënshkruaj vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshmë parlamentare, të cilat duhet të ,mbahen më datën 27 prill, pra, njëkohësisht me rrethin e dytë të presidencialeve.

Dje Kuvendi i Maqedonisë ka votuar shpërbërjen pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët votuan pro kësaj nisme, të cilën të shtunën e dorëzoi grupi parlamentar i partisë shqiptare në Qeveri, BDI, ndërsa u pranua edhe nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE.Këtë propozim më teje mbështetën edhe PDSH-ja dhe LSDM-ja, si dhe një numër I partive më të vogla politike në vend. Që të gjitha dhanë pajtimin për mbajtjen e zgjedhjeve të treta të parakohshme parlamentare në vend,/infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.