fbpx

Maqedoni: Sot e nesër Ditë Zije

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka caktuar 10 dhe 11 majin ditë zie për shkak të humbjes së jetës të përfaqësuesve të forcave të sigurisë, gjatë përleshjeve të djeshme në Kumanovë.

Gjatë këtyre dy ditëve flamujt do të jenë në gjysmështizë.

Këtë vendim Qeveria e Maqedonisë e ka marr në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur pas ngjarjeve tragjike të së shtunës në Kumanovë kur gjatë përleshjes ndërmjet grupit të personave të armatosur dhe policisë pat viktima.

Reth orës 7 të mëngjesit të së dielës janë regjistruar të shtëna dhe shpërthime të reja në Kumanovë, ku gjatë tërë ditës së shtunë janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohet si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz nga të shtënat e sotme, por dëshmitarët thonë se kanë parë lëvizjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë. Mbi këtë lagje edhe sot kanë fluturuar edhe helikopterët e policisë.

/infoglobi