fbpx

Maqedoni: Situatë e tendosur, shumë pyetje pa pargjigje

Sipas mediave në Maqedoni “pas dorëzimit të rreth 27 personave të armatosur akcioni policor në Kumanovë ka përfunduar”, mirëpo sipas një personi të prezentuar si ushtarë i UÇK-së “asnjë ushtarë i UÇK-së nuk është dorëzuar’ dhe përleshjet me policinë e Maqedonisë do të vazhdojnë ende.

“Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi”, ka deklaruar ky person për ‘News 24”. Sipas tij nga shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 3 civilë, dhe 4 policë. Ndërsa flet edhe për mbi 20 policë të plagosur.

Para kësaj deklarate mediave i është distribuuar deklarata e nënshkruar nga “Ushtria Clirimtare Kombëtare’. Në Komunikatë pohohet se “UCK qëndron prapa sulmit të së shtunës” dhe thuhet se “UCK nuk do të ndalet”.

Sipas mediave në Maqedoni situata përshkruhet tjetër nga kjo më sipër.

“Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me Policinë, derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar Policisë”, raporton TV Alsat.

Sipas Zhurnal në prangat e policisë janë 26 vetë, pasi u dorëzuan me flamur të bardhë.

“Policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh” raporton Zhurnali.

Sipas po ketij mediumi “dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi një person i armatosur ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të policisë. Si pasojë, mësohet se 5 nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu… Teksa dorëzimi po bëhej, njëri nga të armatosurit që ndodhej i fshehur kishte shtënë drejt policisë, duke sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit”.

Deri në këto çaste janë publikuar emrat e tre policëve të vrarë. Dihet poashtu se nga radhët e forcave policore janë edhe mbi 20 të plagusr, ndër të cilët të paktën një polic shqiptar.

Nga radhët e popullatës civile dhe personave të armatosur nuk dihet as numri e as emrat e të vrarëve. Por duke iu referuar burimeve jozyrtare, gjatë orëve të hershme të pasditës është raportuar se në mesin e civilëve të vrarë është edhe një vajzë tetë vjeçare.