Maqedoni: Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, shkak refugjatët

Maqedonia shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e saj jugorë dhe veriorë për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve.

Ajo tha se masat do të përfshijnë aktivizimin e ushtrisë në përballjen me krizën në rritje, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Sipas kësaj agjencie, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski tha se zyrtarët presin që përfshirja e ushtrisë të rrisë sigurinë e qytetarëve në këto dy rajone dhe të lejojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj njerëzve që duan të aplikojnë për azil.

Zoti Kotevski i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pikëkalimet kufitare nuk janë mbyllur. Megjithatë, autoritetet mund të kenë marrë masa për të bllokuar rrugët e paligjshme që përdorin emigrantët dhe refugjatëve për kalimin e kufirit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës tha se në qytezën e Gjevgjelisë, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, janë grumbulluar qindra emigrantë kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët marrin trenat për të udhëtuar drejt Serbisë dhe pastaj për në vendet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.