fbpx

Maqedoni: Nuk ka marrëveshje, takimi i radhës më 26 Maj

Tri orë negociata të liderëve të katër partive në Maqedoni rezultuan pa marrëveshje. Gjetjen e zgjidhjes nuk mundën ta ndihmojnë as ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Bashkimit Europian , që ishin prezent gjatë bisedimeve të sotme të mbajtura në Shkup.

Liderët eNikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, pastaj Zoran Zaev nga LSDM, Ali Ahmeti nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH, nuk ia dolën të mirren vesh e as të gjejnë zgjidhje të përbashkët për nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën është futur tash e sa kohë Maqedonia.

“Caktuam edhe një takim me 26 maj’ ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili pranoi se bisedimet e sotme nuk shënuan ndonjë progres.

Opozita në Maqedoni ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit aktual , për formimin e një qeveria kalimtare pa Gruevskin, e më pas përcaktimin e kornizës së dialogut për hapat e mëtutjeshëm .