fbpx

Maqedoni: Jankullovska e shefi i shërbimit sekret japin dorëheqje

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe Shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Saso Mijalkov, i afërt i kryeministrit Nikolla Gruevski, kanë dhënë dorëheqje për shkak të zhvillimeve të së shtunës dhe të së dieles në Kumanovë të Maqedonisë.

Ministrit të Transportit, Mile Janakievskin raportohet të ketë dhënë dorëheqje poashtu .

Të shtunën dhe të dielën në aqedoni kanë humbur jetën 22 persona, nga të cilët 8 policë. Përshkallëzimi i situatës në Kumanovë ka ndodhur në momentin kur Policia e Maqedonis ka nisur një aksion të gjerë për të arrestuar grupin e personave të armatosur, por ka hasur në rrezistencë./infoglobi/e