Ballina / KRYESORE / Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e tyre, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për dhunë fizike apo psikologjike. Kjo mund të ketë ndikim negativ ndaj zhvillimit të tyre psikik, fizik, social, emotiv dhe kognitiv.

Prandaj në Maqedoni fillon fushata “Mësohet edhe si të jesh prindër” e cila ka për qëllim që së bashku me masat e tjera që i ndërmerr shteti, t’i ndryshojnë këto gjendje, të tregohen pasojat e dhunës ndaj fëmijëve, sepse ka edhe mënyrë tjetër të sjelljes prindërore, por edhe t’i japë përkrahje prindërve se si të jenë prindër të përgjegjshëm.

“Të jesh prindër jo gjithmonë është e lehtë. Ajo me siguri është detyra më e vështirë. Themi se kjo është punë individuale,secili me fëmijën e tij në shtëpinë e tij, në familjen e tij. Por nuk është kështu. Ne të gjithë ndikojmë tek fëmijët tanë, ata janë brezat e ardhshëm të shoqërisë sonë dhe shoqëria ka për detyrë që të nxjerrë qytetarë produktivë që do të zhvillohen në një mjedis të shëndoshë, do të njehen të fortë dhe pastaj do të japin kontributin e tyre në vend”, tha Carovska.

Ajo konsideron se përmes kopshteve mund të jepet një edukim cilësor i fëmijëve, por edhe drejtim dhe orientim për prindërit. Maqedonia, tha ka 15 konsultore në kopshte që bëjnë përpjekjet për dhënien e përkrahjes së prindërimit të përgjegjshëm, por shtoi, kjo duhet që të intensifikohet dhe me mjete të tjera aktive.

“Nëse i mësojmë prindërit që të jenë të mirë dhe të përkushtuar, në mënyrë direkte ndikojnë ndaj socializmit, zhvillimit emotiv dhe intelektual të çdo fëmije, ndërsa ky është potenciali njerëzor i vendit” tha Carovska.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi nëse në vitet e para të jetës truri i njeriut zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe se atëherë çdo përvojë individuale ndikon në zhvillimin dhe formimin e mënyrës të të menduarit tek çdo fëmijë, mënyrën e sjelljes dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

“Investigimet tregojnë se fëmijët të cilët janë dëshmitarë ose vetë vuajnë nga dhuna ka shumë mundësi që si të rritur të vuajnë nga dhuna, por mundet të bëhen edhe të dhunshëm”, tha ai.

Ai theksoi se Ministria do të bëjë përpjekje që të përforcojë shërbimet e patronazhit, si shërbimet e parat që janë në kontakt me prindërit, por edhe për përforcimin e kapaciteteve të punonjësve shëndetësore që të njohin, orientojnë dhe mbrojnë fëmijët viktima të dhunës.

Përforcim i shërbimeve profesionale planifikohet edhe në procesin arsimor. Siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, kjo do të bëhet me qëllim që të mund të japin mbështetje profesionale dhe këshilla për prindërit, veçanërisht nëse te fëmijët e tyre vërehet sjellje joadekuate për moshën, rezultate të ulëta apo mungesa në mësim.

Euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se ky është problem në të gjithë Evropën. Të dhënat nga OBSH janë alarmante, thotë, dhe tregojnë se çdo i dhjeti fëmijë është keqpërdorur seksualisht, çdo i katërti fëmijë është viktimë e dhunës, ndërsa gati se i treti fëmijë i nënshtrohet keqpërdorimit psikologjik. Tek fëmijët me aftësi të kufizuara rezultatet tregojnë, madje tre herë numra më të mëdhenj në raport me të dhënat për fëmijët e tjerë.

“Raporti i KE-së për Maqedoninë nga pranvera e këtij viti tregon se edhe pse të drejtat e fëmijëve janë të bazuara në ligj, legjislatura ekzistuese duhet të zbatohet. Ky raport, gjithashtu, thekson se ka kapacitet shumë të vogël për sigurimin e mbështetjes, mbrojtjes dhe kujdesit për fëmijët. Më vjen mirë që e shoh që tani zhvillohet aksion i cili do të japë orientim për të gjitha çështjet, ndërsa të cilën e kryesojnë të gjitha tre ministritë e pranishme sot, me mbështetjen dhe ndihmën e UNICEF-it”, tha Zhbogar.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në vend Benxhamin Perks theksoi se kjo fushatë dhe reformë nuk zhvillohet vetëm këtu, por në disa pjesë të botës dhe fillon të japë rezultate. Shkaku për të cilin kjo fushatë zbatohet, niset nga të dhënat e 20-30 viteve të fundit se 85 për qind nga zhvillimi i trurit të njeriut ndodh në 5-6 vitet e para të jetës dhe se zhvillimi emocional, social dhe njohës i fëmijëve ndodh gjatë kësaj periudhe dhe asnjëherë më nuk do të përsëritet me shpejtësinë e njëjtë gjatë jetës.

“Sipas të dhënave të OBSH në Ballkanin Perëndimor një deri në tre fëmijë rriten në neglizhim emotiv, shohim edhe shumë forma të dhunës fizike dhe të kujdesit prindëror jofunksional. Lajm i mirë është që kjo mund të trajtohet përmes intervenimeve në politikat publike për përforcimin e vizitave shëndetësore të infermiereve të shërbimit të patronazhit, e deri tek ndihma për prindërit të cilët komunikojnë më mirë dhe të përfshihen me fëmijët përmes qasjes universale në institucionet parashkollore, ndërsa pastaj edhe në shkollat fillore dhe të mesme. Në këtë mënyrë i ndihmohet vendit që të bëhet rezistent dhe të zbutet efekti i dhunës dhe lënia pas dore e fëmijëve që të zhvillohen dhe të bëhen versioni më i mirë i vetvetes kur kalojnë në ciklin jetësor, që është me rëndësi edhe për zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë”, thotë Perks.

Fushata është pjesë e projektit rajonal financuar nga BE-ja dhe e mbështetur nga UNICEF-i.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.