Ballina / Biznes / Karrierë / Mantovanelli: Kosova duhet të zhvillohet më shumë dhe të hapen edhe vendet e reja të punës

Mantovanelli: Kosova duhet të zhvillohet më shumë dhe të hapen edhe vendet e reja të punës

Marco Mantovanelli drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, tha se në këto 20 vitet e fundit Kosova është mbështetur shumë nga BB-ja.

Për mungesën e bankave të mëdha që sot janë nëpër Evropë e botë, Mantovanelli vlerësoi e Kosova është vend i vogël, por sistemi këtu është stabil. “Kosova ka sistem të mirë bankar, kreditë e këqija janë të vogla, dhe sistemi është sistem likuid”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova duhet të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve. Për normat e kamatave në Kosovë e që shkojnë ende në përqindje të lart, Mantovanelli tha se ato janë në rënie. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia Veriore bazohen në banka. “Nuk ka dallime tepër të mëdha në këto dy vendet. Ballkani perëndimor ka tipare të përbashkëta dhe nuk ka dallime aq të mëdha”, tha ai.

Mantovanelli deklaroi se tani Kosova është në fazën e ndryshimit të qeverisë, po sfidat janë të njëjta.“Ekonomia vazhdohet në konsum dhe në sektorin privat, Kosova duhet të zhvillohet më shumë dhe të hapen edhe vendet e reja të punës”, pohoi ai. I pari i BB-së, për dy vendet ballkanike vlerësoi se migrimi nuk është gjë e keqe, diaspora i ka sjellë të mirë Kosovës.

Ndëgjoni edhe:

Horizont – Intervistë – Marco Mantovanelli – Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë

Ai ka folur edhe për punësimin e grave në Kosovë. “Ky është një grup i resurseve që nuk po shfrytëzohet, gratë dhe të rinjtë duhet të aktivizohen”, tha ai. Për investimet ai tha se ato duhet të vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Kosovës. Ai tha se Kosova është në udhëkryq ku lidhen Evropa dhe Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.