Ballina / KRYESORE / Manjatët teknologjikë ndeshen për inteligjencën artificiale
roboti sofia

Manjatët teknologjikë ndeshen për inteligjencën artificiale

Jack Ma beson se inteligjenca artificiale nuk përbën kërcënim për njerëzimin, mirëpo Elon Musk i ka konsideruar këto deklarata si “fjalët e fundit të famshme”, teksa miliarderët kanë shpërfaqur mospajtimet e tyre në një debat për trendet e së ardhmes në Shangai.

Themeluesi i kompanisë kineze, Alibaba, dhe industrialisti mbrapa kompanive Tesla dhe SpaceX i kanë ngritur vetullat disa herë njëri-tjetrit gjatë një konference për inteligjencë artificiale, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

“Kompjuterët mund të jenë të mençur, mirëpo njerëzit janë shumë më të mençur”, ka thënë Ma.

“Ne kemi krijuar kompjuterin, unë nuk kam parë kurrë që një kompjuter ka krijuar njeri”.

Ma ka pranuar se nuk është i “fokusuar në teknologji” duke thënë: Unë mendoj se inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë që të kuptojmë më mirë njerëzit. Nuk besoj se përbën kërcënim”.
fjalët e fundit të famshme.

Ai ka thënë se “shkalla e kapacitetit të kompjuterëve në përgjithësi është në nivele marramendëse”, teksa ka folur për vizionin e tij në të ardhmen kur pajisjet inteligjente mund të lodhen nga njerëzit e ngadalshëm.

“Kompjuteri do të jetë i padurueshëm nëse asgjë tjetër. Do të jetë sikur të flasësh me një dru”, ka thënë Musk.

“Tani ne jemi sikur njerëz automatikë sepse jemi shumë të lidhur me telefonat dhe kompjuterët tanë”, ka thënë Musk, 48-vjeçar.

“Telefoni është sikurse zgjatim yni. Nëse harron telefonin, është sikur të mos keni një gjymtyrë”.

Ma në anën tjetër ka thënë se njerëzit në të ardhmen do të ketë më shumë kohë të lirë, pasi inteligjenca artificiale do të përkujdeset për transport, ushqim dhe aspekte tjera.

“Njerëzit mund të punojnë tri ditë në javë, katër orë në ditë me ndihmën e teknologjisë së avancuar”, ka thënë ai.

Ma, 54-vjeçar që do të largohet muajin e ardhshëm nga udhëheqësia e Grupit Alibaba, ka ngritur pikëpyetje nëse synimet e Muskut për të zhvilluar anije kozmike, mund të ndihmojnë në pushtimin e Marsit.

“Neve na duhen heronj si ju, mirëpo neve na duhen më shumë heronj si ne që përmirësojnë gjërat në Tokë”, ka thënë Ma.

Musk në anën tjetër ka thënë se ne duhet të zhvillojmë udhëtimin jashtë planetit, në rast se planeti Tokë bëhet e i pajetueshëm.

Shkencëtarët si Stephen Hawking kanë thënë të njëjtën gjë, duke cituar rrezikun e luftës bërthamore, ndonjë virus shkatërrues, ngrohjen globale apo përplasjen e ndonjë asteroidi.

Mirëpo vdekja i ka “bashkuar” të dy.

Ata janë pajtuar se vdekshmëria e njeriut është gjë e mirë pasi secila gjeneratë ofron ide të reja për sfidat globale me të cilat përballemi.

“Vdekja është gjë e mrekullueshme”, ka thënë Ma, derisa Musk ka shtuar, “kjo me siguri është e vërtetë”.

Provo po ashtu

iPhone 11 nuk do ta ketë teknologjinë e “5G”

Iphone 11… Ashtu siç është pritur, telefoni i ri nga ‘Apple’ nuk do ta ketë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.