Ballina / BOTA / Manfred Weber: Europa e paplotë pa Ballkanin
Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber

Manfred Weber: Europa e paplotë pa Ballkanin

Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber në një samit në Bukuresht shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit brenda. Kurse Turqia nuk mund të hyjë në BE, tha ai.

Gjermani Manfred Weber, kandidati kryesor i partive popullore europiane, (EVP) për postin e presidentit të Komisionit Europian për zgjedhjet që zhvillohen në maj, prezantoi në një samit të këtyre partive në Bukuresht vizionin e tij për Europën. „Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre”, tha kandidati konservator. Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash. Në këtë takim, ku morën pjesë vendimmarrës lokalë dhe rajonalë para zgjedhjeve europiane në maj, Weber i drejtoi edhe dy mesazhe Europës nga Bukureshti.

Ballkani në BE

Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me BE, tha Manfred Weber. Si president i Komisionit Europian unë do t’i ndërpres bisedimet e anëtarësimit të BE me Ankaranë, theksoi Manfred Weber.

Mesazhi tjetër i kandidatit konservator ishte se: Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj!

Kandidati konservator edhe njëherë u distancua nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të mërkurën e ardhshme kryesia e EVP-së do të vendosë se si do të veprojë me Viktor Orban. Disa parti popullore europiane kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë Fidesz të Orbanit.

@Fluidi

Provo po ashtu

zjarr ne notre dame

Zjarri përfshin katedralen Notre-Dame në Paris

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Shkaku i zjarrit nuk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.