Ballina / Biznes / Karrierë / Mallrat evropiane goditen nga tarifa të reja të SHBA-së

Mallrat evropiane goditen nga tarifa të reja të SHBA-së

Kjo, pasi SHBA-ja vendosi të premten tarifa ndaj mallrave të BE-së, në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh.

Disa lloje të djathit, verës, uiskit dhe vajit të ullirit do të preken nga tarifa e re prej 25%.

Bashkimi Evropian tha se nuk do të ketë zgjedhje tjetër, përveçse të përgjigjet me tarifa të ngjashme.

BE-ja, vitin e kaluar, ka vendosur tarifa ndaj disa mallrave amerikane, përfshirë motorët Harley Davidson, pasi Shtëpia e Bardhë ka vënë taksë mbi aluminin dhe çelikun e BE-së.

Ka shqetësime se SHBA-ja mund të vendosë tarifa edhe mbi makinat evropiane nga mesi i nëntorit.

Në një raport të publikuar në muajin qershor, Bashkimi Evropian ka thënë se, vitin e kaluar, është përballur me 425 barriera tregtare nga 59 vende të ndryshme.

“Proteksionizmi është qartazi në rritje”, ka thënë atëbotë komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është në luftë të ngjashme tregtare edhe me Kinën, të cilën po ashtu e fajëson për politika të padrejta të tregtisë.

Provo po ashtu

telekom

Kështu justifikohet gjykata që liroi nga akuza ish drejtuesit e TELEKOM-it

Mungesa e provave të besueshme, ka qenë arsyeja që ka bërë që trupi gjykues, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.