Ballina / KOSOVA / Maliqi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka dy vjet që është në letër
shkelzen-maliqi

Maliqi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka dy vjet që është në letër

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që është konstrukt i konsoliduar dhe i vënë në letër, që mund të ndryshohet vetëm në nuanca.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se në dy vitet e fundit ajo është diskutuar dhe se Serbia po mundohet që në çastet e fundit të ndryshojë diçka në mënyrë që, siç thonë politikanët serbë, të kenë me çka të dalin para popullit serb.

“Te ne është krijuar përshtypja se nuk është arritur asgjë me dialog dhe se nuk ka pasur rezultate. Unë mendoj se është e kundërta. Pse po flitet tash për fundin e dialogut? Sepse kemi marrëveshje teknike të cilat po realizohen”.

“Marrëveshja përfundimtare është e gatshme tashmë dhe mund të ndryshohet ndonjë nuancë. Ajo tash e dy vjet është nëpër duar. Natyrisht se ka gjëra që ende duhet të ndryshohen. Serbia ende po mundohet që në momentet e fundit të nxjerrë diçka”.

“Jemi shumë afër zgjidhjes. Serbia e ka një tjetër problem: pro-rusët. Ata po mundohen ta prishin krejt procesin, në të gjitha nivelet. Duan ta prishin çdo mollë të dialogut dhe të marrëveshjeve që janë arritur”.

@Fluidi

Provo po ashtu

isa mustafa

Ambasadorët i këkojnë Mustafës rol më aktiv në dialog me Serbinë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka pritur sot në shtëpinë e tij ambasadorin e Francës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.