fbpx
ahmeti_Kurti_inaugurimi2017

Maliqi: Konflikti në VV është mes Kurtit e Ahmetit

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se thelbi i konfliktit në këtë lëvizje është rivaliteti ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, e jo ai në mes të Kurtit e Molliqajt.

Maliqi ka thënë se tani për tani nuk po shpërfaqet ky konflikt nga frika e përçarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi i madh ndërmjet Kurtit dhe Ahmetit, përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.

Megjithatë, Maliqi ka shprehur skepticizëm se një kompromis i tillë mund të arrihet. “Nëse dështon kompromisi i madh, çarja është praktikisht e pashmangshme”, ka thënë Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.