Ballina / RAJONI / Mali i Zi pritet të negociojë dy kapituj të rinj me BE-në këtë vit
Podgoricë , BE, kapitujt
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri malaez, Dushko Markoviq në Podgoricë

Mali i Zi pritet të negociojë dy kapituj të rinj me BE-në këtë vit

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq ka thënë se pret që vendi i tij të hapë dy kapituj të rinj në drejtësi dhe gjyqësor gjatë këtij viti, në kuadër të negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Markoviq i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, i cili ka vizituar Podgoricën.

Juncker ka thënë se Mali i Zi tashmë demonstron një përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe kjo gjë meriton admirim.

Në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, përmenden Mali i Zi dhe Serbia, si vende që mund t’i bashkohen bllokut deri më 2025.

“Çështja kryesore është se ne jemi absolutisht të përkushtuar në vlerat e BE-së”, ka thënë Markoviq.

“Nuk kemi dyshim në këtë aspekt, ashtu siç nuk kemi dyshim se nuk ka alternativë tjetër sa i përket të ardhmes evropiane”, ka shtuar ai.

Juncker ka vizituar edhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe ka mbajtur një fjalim të parlament më 27 shkurt.

Provo po ashtu

edi paloka

Paloka: Skandaloze, gazetarja punon për Ramën, me profil të rremë i shan të tjerët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar historinë e një mikeshe të tij që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.