Mali i Zi

Mali i Zi, kontrollon edhe pjesë të territorit të Kosovës

Mali i Zi, njëanshëm, i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që pretendohet t’i kenë kaluar fqinjit perëndimor nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi.

Prishtina zyrtare është duke e toleruar këtë realitet që është në terren.

Dëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare. Ata kanë parë se si autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit, e ka konfirmuar këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.