Ballina / Kulturë / Malala e Kailash fitojnë Nobel – in për Paqe 2014

Malala e Kailash fitojnë Nobel – in për Paqe 2014

Pakistanezja, Malala Yousafzai , aktivistja për të drejtat e njeriut, e cila është angazhuar sidomos për të drejtat e vajzave, dhe hindusi Kailash Satyarth kanë fituar Çmimin  Nobel për Paqe 2014.

Në garë me ta kanë qenë emra të njohur për opinjonin si Edward Snowden, papa Francesku, pastaj gjinekologu nga kongoja ,etj.

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja Yousafzai, ka bërë fushatë kundër shfrytëzimit të vajzave nga talibanët si dhe ka insistuar se ato duhet të shkollohen. Për shkak të aktiviteteve të saj ajo është goditur në kokë me armë zjarri nga talibanezët në vitin 2012.

“Askush nuk mund të më ndaloj” , thotë Yousafzai , avokatja tani e njohur në përmasa botërore për angazhimet e saj për të drejtat e femrave.  Fituesja e sivjetme e Çmimit Nobel për paqe është laureatja më e re për nga mosha që ka marr ndonjherë një çmim kaq presitigjioz.

Gjashtëdhjetë vjeçar nga India, Kailash Satyarth njihet me ruajtjen dhe promovimin e vlerave tradicionale të figurës ikonike paqësore, Mahatma Gandit. Satyardh ka  organizuar dhe udhëhequr një numër të madh të protestave paqësore nëpërmjet të cilave kërkohej mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi i lirisë së të drejtave të individit në përgjithësi.

Komiteti norvegjez i Çmimit Nobel për paqe në arësyetimin e tij me rastin e ndarjes së Çmimit të sivjetmë ka theksuar se ” vlerëson që një muslimane dhe një hindus, pra një Pakistaneze dhe një Hindus i janë bashkëngjitur përpjekjeve për edukimin e njerëzve kundër ekstremizmave”.

Çmimi Nobel për Paqe peshon  1.1 milion dollarë dhe do të ndahet ndërmjet dy fituesve të sivjetmë të tij.

Themeluesi i tij ishte Alfred Bernhard Nobel (1833 -1896). Ky çmim ishte dëshira e tij, të cilën ai e kishte kërkuar në mënyrë eksplicite në testamentin që e kishte shkruar në vitin 1895, një vit para se të ndërronte jetë.

Që nga viti 1901, me Çmimim prestigjioz botëror Nobel janë nderuar burra e gra të suksesshme nga të gjitha anët e rruzullit. U nderuan për të arriturat që ndikuan në mirëqenjën e njerëzimit. Fizika, kimia, letërsia, mjekësia dhe angazhimet për paqën janë fushat për të cilat tradicionalisht dhe çdo vjet ndahen Çmimet Nobel.

Bazat e këtij çmimi prestigjioz u vendosën në testamentin e njeriut, i cili gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar shkencës, zhvillimit dhe mirëqenjes. Për jetësimin e Çmimit, Alfred Nobel kishte lënë fonde në vlerë prej afro 265 million dollarësh. /infoglobi/v.b.

@infoglobi

Provo po ashtu

Angela Merkel, Ursula Von der Leyen, Annegret Kramp-Karrenbauer

Epoka e grave gjermane

Tripel women: Angela Merkel 65, Ursula Von der Leyen 60, Annegret Kramp-Karrenbauer 56 Kancelarja gjermane Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.