Ballina / KOSOVA / Makolli: Kosova si rajoni janë ballafaqur me ekstremizëm
makolli

Makolli: Kosova si rajoni janë ballafaqur me ekstremizëm

Koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës, Fatos Makolli, ka thënë se ideologjitë që çojnë në veprime ekstremiste janë minimizuar në Kosovë dhe se nxitësit e tyre janë arrestuar.

Ai ka folur të premten në “55 minuta” te RTK 3, ku temë bosht ka qenë rasti në Zelandë të Re, ku pas sulmit në xhami humbën jetën 49 njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

“Institucionet janë të orientuara drejt vlerave demokratike. Si Kosova e si rajoni janë ballafaqur me ekstremizëm. Një pjesë e njerëzve kanë rënë pre e ideologjive dhe e këtyre narrativave. Me veprimet që deri tash janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës është arritur që të krijohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe është arritur të minimizohet ideologjia por edhe të arrestohen nxitësit. Në Kosovë është arritur që të ruhet siguria dhe Kosova nuk është sot as më pak e as më shumë e rrezikuar se sa vendet e tjera”, ka thënë ai.

Makolli ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të ndikohen nga ngjarjet në botë dhe se të gjithë duhet të jenë kundër urrejtjes.

“Në mesin e shumë narrativave në manifest (sulmuesit në Zelandë të Re v.j.) shkarazi është përmendur edhe Kosova. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të bijnë pre e këtyre ndikimeve dhe nuk duhet të afektohen nga ngjarjet që ndodhin në botë. Ne duhet të tregojmë që jemi tolarantë dhe kundër urrejtjes”, ka thënë ai.

“Një gjë është e saktë: personi që e ka kryer krimin i përket ekstremit të djathtë dhe ka përdorur narrativa të këtij soji”.

Ai është shprehur se mesazhet e liderëve botërorë kanë qenë të duhura se terrorizmi është i papranueshëm.

@Fluidi

Provo po ashtu

Ruairi O Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

O’Connell : Zyrtarët e korruptuar kosovarë nuk do të mund të hyjnë në Britani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.