Ballina / Reçeta / Makarona të shpejta në tre hapa
In Fabric

Makarona të shpejta në tre hapa

Nevojiten:

3 lugë vaj ulliri, 4 thelpinj hudhre, në qepë më e vogël, 800 ml domate të konservuara, një grusht borzilok të freskët, 500 g makarona sipas dëshirës, 4 filxhanë ujë (960 ml), 100 g djathë të kaluar në rende, kripë, piper, spec i bluar.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe nxeheni vajin, e në të fërgojeni hudhrën e qepën.

Shtojini të gjithë përbërësit tjerë, hidhuani 4 filxhanë ujë, hidhni erëzat, kripën dhe pritni të vlojë. Kur të vlojë, vazhdoni ta zieni për aq kohë sa shkruan në paketimin e makaronave, duke e përzier kohë pas kohe. Kur të jetë gati, nuk do të ketë nevojë as të kullohet, sepse makaronat do ta thithin lëngun, ndërsa pasta do të jetë gati për t’u shërbyer.

Check Also

Uthulla e thanës, një recetë puro shqiptare

Thana është një nga frutat më të bukur dhe më të shëndetshëm të Shqipërisë. Ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *