Ballina / SPORT / Majlinda Kelmendi është kampione e Evropës (Video)

Majlinda Kelmendi është kampione e Evropës (Video)

Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës

Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës. Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, në finalen e madhe e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova me Ippon.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Check Also

Real Madrid shet yllin e skuadrës për Mbappen (Foto)

Real Madrid pritet ta sakrifikoj Gareth Balen për ta transferuar yllin e Monacos, Kylian Mbappe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *