Ballina / SPORT / Majlinda: 10 ditë afat ose shkova
majlinda kelmendi

Majlinda: 10 ditë afat ose shkova

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i  ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që nëse brenda 10 ditësh nuk i plotësohen kërkesat të cilat parashihen edhe me ligj për shpërblimet e sukseseve në arenën ndërkombëtare, atëherë ajo do të nënshkruaj për ndonjë shtet tjetër.

Ajo në emisionin “Sporti Total” në KTV ka thënë se janë tri shtet të cilat kanë shprehur interesim jashtëzakonisht të madh për të. Kelmendi ka theksuar se ka vendos këtë periudhë ta pret përgjegjësen nga qeveritarët tanë. Ajo ka thënë se nëse kjo nuk bëhet ajo do të nënshkruaj për njërin nga këto shtete të interesuara.

Të shtunën Majlinda Kelmendi e ka rrëmbyer medaljen e artë në turneun Grand Prix të Dyzeldorfit, në një konkurrencë të fortë ku morën pjesë elita e xhudos botërore përfshirë kampionen e botës japonezen Nishida  dhe atë të Evropës rumunen Chitu.

Krenaria e sportit tonë ishte e pa-konkurrencë duke fituar të katër luftërat dhe zuri vendin e parë në kategorinë deri 52kg. Gara e ardhshme do të jetë pas një jave në Prag të Çekisë, ku zhvillohet Kupa e Botës.

@Fluidi

Provo po ashtu

nora gjakova

Nora Gjakova siguron medaljen e artë në Grand Slamin Abu Dhabi

Xhudistia Nora Gjakova ia ka siguruar sot medaljen e artë Kosovës në Grand Slamin Abu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.