fbpx
Lumi-Caño-Cristales-–-Kolu

Mahnitëse! Shikojeni lumin me pesë ngjyra

Ky është lumi më i bukur në botë. Lumi Cano Cristales i njohur ndryshe si lumi i pesë ngjyrave ndodhet në Kolumbi.

Pamjet mahnitëse të kapura nga TravelDrone4K, tregojnë lumin shumëngjyrësh, i cili është i mbushur me bimë “Macarenia clavigera”.

Fenomeni është unik dhe vjen nga disa faktorë:

Në shtratin e lumit rritet bima në fjalë me ngjyrë të kuqe.

Ngjyrat e tjera vijnë nga shkëmbinj të zinj, algat e gjelbra, uji blu dhe rëra e verdhë, duke prodhuar një efekt të ylbertë.

Lumi gjithashtu përmban ujëvara, pishint dhe shpella, duke e bërë atë edhe më dramatik.

Për më tepër nuk ka peshq apo krijesa të tjera, kështu që vizitorët mund të gëzojnë larjen e pandërprerë në Caño Cristales.

Lumi bëhet i gjallë nga korriku deri në nëntor.

Zona megjithatë, është tepër e rrezikshme për turistët kur u zbulua, por tani ka udhëzime të posaçme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.