Ballina / BOTA / Madrilenët protestuan kundër dialogut për Kataluni
katalunia
katalunia

Madrilenët protestuan kundër dialogut për Kataluni

Mijëra vetë marshuan të dielën në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, duke iu përgjigjur thirrjes së partive politike të krahut të djathtë, për të protestuar negocitatat e qeverisë me separatistët katalonjas.

Me flamuj spanjollë në duar, përkrahësit e Partisë Popullore konservatore dhe Vox të së djathtës së skajshme, dolën në rrugët e Madridit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.

Javën e kaluar me kërkesën e separatistëve katalonjas, qeveria e zotit Sanchez ra dakord të emëronte një raporter të pavarur në bisedimet mes partive politike. Politikanët e së djathtës dhe mbështetësit e tyre akuzuan qeverinë për tradhëti, pas këtij veprimi.

@Fluidi

Provo po ashtu

sri lanke sulmet ne kisha pashket 2

Numri i të vrarëve në Sri Lankë shkon në mbi 200

Në Sri Lankë kanë ndodhur sulme terroriste që si pasojë kanë pasur rreth 210 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.