Ballina / KOSOVA / Madeline Albright arrin në Kosovë
albright, jahjaga

Madeline Albright arrin në Kosovë

Ka mbërritur në Kosovë, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright.

Albright është mirëpritur nga ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tone”, ka shkruar Jahjaga në facebook.

Jahjaga tutje ka shkruar se sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.