Ballina / BOTA / Macron: Shtyllat e të ardhmes evropiane
macron 2

Macron: Shtyllat e të ardhmes evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar një sërë reformash për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Përmes një shkrimi autorial të publikuar në gazeta të ndryshme të 28 vendeve anëtare të BE-së, Macron bëri thirrje për krijimin e një agjencie që do të mbronte BE-në nga sulmet kibernetike.

Në prag të zgjedhjeve për institucionet e BE-së që do të mbahen në maj, presidenti francez, mbështet një ndalesë për fuqitë e huaja që financojnë partitë politikë në Evropë.

Duke e trajtuar çështjen e Brexit-it, presidenti Macron, në këtë shkrim, thotë se populli britanik nuk ka qenë i informuar para se të votojë për braktisjen e BE-së.

Presidenti i Francës, thotë se BE-së si institucion, i duhet një “riorganizim i madh” në mënyrë që të ndalojë shtetet anëtare të “tërhiqen nga nacionalizmi”, duke iu referuar kështu procesit të Brexit-it.

“Kush ia tha të vërtetën popullit britanik për të ardhmen e tyre pas Brexit-it?. Kush u foli atyre për humbjen e çasjes në tregun e BE-së?”, pyet në letrën e tij Macron.

Prandaj, ai thotë se është e nevojshme një “rilindje evropiane” përderisa e përshkruan BE-në jo vetëm si një treg ekonomik por një projekt të cilit i duhen edhe një sërë institucionesh qe do të mbikqyrnin ndryshimet brenda tij.

Menjëherë pas publikimit të kësaj letre, mbështetje për qëndrimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kanë shprehur kryeministri i Finlandës, Juha Sipila dhe kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.

@Fluidi

Provo po ashtu

gjermani hoteli dhe vrasjet me shigjeta

Gjermani: Çka janë këto vrasje me shigjeta

Policia gjermane, ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 km larg …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.