Ballina / Kulturë / Lutfi Haziri ndan mirënjohje për artisten nga Gjilani, Tringa Rexhepi
Haziri-Rexhepi

Lutfi Haziri ndan mirënjohje për artisten nga Gjilani, Tringa Rexhepi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje për Tringa Rexhepin nga Gjilani për sukseset e arritura në fushën e artit si fituese e çmimit “Human Rights Awards” dhe shumë çmimeve tjera të rëndësishme.

Kryetari Haziri, gjatë pritjes që ka bërë për zonjën Rexhepi, tha se Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj janë krenarë me përfaqësimin dhe sukseset që arrijnë të rinjtë e Gjilanit kudo nëpër botë.

“Tringa Rexhepi, është pjesë e Gjilanit kudo që të ndodhet. Ajo me sukseset e arritura në art, kulturë dhe konkretisht në fushën e muzikës, na nderon të gjithë neve. Është fituese e shumë çmimeve me rëndësi nëpër organizime të festivaleve të ndryshme, gjithashtu ka marrë edhe çmimin “Human Rights Aëards”, që ne e përgëzojmë dhe urojmë që ajo të arrij edhe më shumë në profesion. Bashkëpunimi me figura të suksesshme domosdo që është edhe një përfitim për të rinjtë e Gjilanit dhe talentëve të rinjë”, tha kryetari  Haziri.

Haziri e ka informuar Tringën edhe për punën dhe angazhimin që bëhet në fushën e kulturës në Komunën e Gjilanit, duke theksuar “Flakën e Janarit”, si manifestim kulturor me karakter mbarëkombëtar që gjithnjë ka prurje të reja dhe zgjerim të aktiviteteve.

Ndërsa Tringa Rexhepi, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mirënjohjen dhe për gjitha angazhimet në organizime të shumta që i bënë në fushën e kulturës dhe artit në përgjithësi

“Jam e angazhuar në shumë projekte dhe në shumë punë që kanë qëllim afirmimin e vlerave kulturore. Ndjehem krenare që Gjilani ka shënuar hapa të mëdhnjë në këtë drejtim dhe që është një vend që mbështet kulturën në përgjithësi. Një qytet që nuk ka art dhe aktivitete të ndryshme kulturore ai qytet nuk ka as energji dhe zemër. Ju faleminderit për mirënjohjen, të cilën e vlerësoj si vlerësim të lartë për mua”, ka thënë Rexhepi.

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.