fbpx

Lunaçek: MSA mund të hyjë në fuqi më 2016

Raportuesja speciale e Parlamentit Europian të BE-së për Kosovë, Ulrike Lunacek,  ka ftuar Këshillin e Bashkimit Europian që të përmbyll procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën nga mesi i këtij viti.

“BE dhe Kosova për herë të parë do të vendosin marrëdhënje kontraktuale, së këndejmi është e rëndësishme që Këshilli i Bashkimit Europian ti ndërmarr hapat e nevojshëm. E ftoj Këshillin që të nënshkruaj dhe përmbyll MSA-në me Kosovën më së largu nga mesi i këtij viti”, ka theksuar Lunacek.

Sipas eurodeputetes Lunacek ‘në rast se Këshilli përmbyll MSA-në gjatë kësaj kohe, atëherë Parlamenti i BE-së mund ta ratifikojë në seancën e shtatorit, që do të thotë se e njejta mund të hyjë në fuqi në vitin 2016 dhe mund të filloj implementimi i saj’, mëson infoGlobi.

Këtë prononcim Lunaçek e bëri pas miratimit të MSA-së nga Komisioni Europian, miratim ky që ndodhi të enjten. /infoglobi/v.b.