Lunacek dhe Fajon: Të hiqen vizat për kosovarët

Eurodeputetet e Parlametit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, sot gjatë një konference për media të mbajtur në Bruksel kanë njoftuar se i kanë dërguar letër të hapur komisares për çështje të brendshme, Sesiliq Malmstrom duke këkruar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në letrën dërguar komesares evropiane për çështje të brendshme, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë.

“Çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjellë lëvizja e lirë nuk kanë çmim, ndërsa populli i Kosovës këtë e meriton”, thuhet në letrën e tyre Lunacek dhe Fajon.

Ndonëse akuzojnë komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, dy eurodeputetet konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë në plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim.

Lunacek ka kërkuar nga institucionet kosovare që të bëjnë edhe më shumë punë në luftimin e korrupsionit./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.