Ballina / Shkencë / Lumi misterioz i përbindëshave në Japoni
Japoni, lumi, përbindshat

Lumi misterioz i përbindëshave në Japoni

Lumi misterioz i përbindëshave në Japoni. Japonia është një vend që ka shumë mistere, folklor drithërues, legjenda dhe bisha të mistershme.

Por është njëri prej vendeve që ka parë më sy përbindësha bizar që janë gjendur shumica pranë lumenjve të saj, e në të cilët shpesh janë dal përbindësha interesant.

Nga peshqit gjigant deri tek gjarpërinj, përbindësha që hanë njerëz, qenë të mëdhenj e minj po ashtu thuhet se kanë dalë aty. Më poshtë do të shihni edhe vet disa nga këto bisha që janë banore të këtyre lumenjve në Japoni.

Rasti i parë që mbahet mend në Japoni është se nga lumenjtë e Japonisë doli një fokë e çuditshme e cila sulmonte të gjithë ata që i përziheshin në territor, sidomos në ushqim. Kafsha u përshkruar se ishte e gjatë 6 metra, me luspa, trup si peshk, dhëmbë të mprehtë, flokë sikurse njerëzit që ishin të shtrira në kokë dhe mjekër. Për të thuhet se edhe ka qarë. Kjo krijesë përmendet edhe në librin e vitit 1823 “The World in Miniature” nga Frederic Shoberi, si dhe në artikullin e vitit 1996 në revistën “Strange” nga Karl Shuker me titull “Reptilët me flokë dhe peshqit me luspa”.


Një rast tjetër i mëhershëm ku përmenden krijesa të këtilla shpesh është peshku i Meiji (1868 – 1912). Më shumë e njohur si Ryuu Gyo (peshku dragua), një peshk përbindësh për të cilin thuhet se ishte 8 metra i gjatë, një raptil me kokë të aligatorit i mbuluar më kocka të mëdha. Thuhet se ai është paraqitur në vendin që tani quhet Ibaraki dhe krijesa kishte rënë në një rrjetë në vitin 1873. Peshku gjigant thuhet se kishte dhëmbë të rrallë kurse i tërë trupi ishte i përbërë prej kockave të fuqishme. Peshku ishte ekspozuar derisa ishte kalbur dhe pas kësaj kishte mbetur histori.

Ngjarja tjetër i takon vitit 1875 dhe ka të bëj me një peshkatar rrjetat e së cilit ishin shqyer në cipa një nga një gjallesë në një lum që gjendet në krahinën e Watarai, kësaj radhe nga një gjallesë e gjatë më shumë se 10 metra. Peshkatari kishte ndjekur atë dhe e kishte kapur. Ajo ishte e ngjashme me një aligator.

Më 1888 është ngjarja e radhës, përsëri dramatike ku kapët prapë një peshk dragon, po ashtu i gjatë 10 metra. Peshkatarët tentuan ta kapin por më kot, peshku i madh misterioz ishte larguar para se të tjerët ta kapnin. Një teori thotë se peshku ishte i llojit “sturgeon”, një peshk gjigant që është zhdukur.

Nga shekulli i kaluar kemi përsëri një rast të këtillë që ka ndodhur në lumin Nagara të prefekturës Gifu më 1985 ku është paraqitur një peshk i madh. Një dëshmitarë e kishte përshkruar këtë peshk misterioz që kishte krah pasi që ai kishte mundur edhe të fluturonte. Në verën e vitit 1998 kemi edhe një krijesë të madhe, një peshk të rrumbullakët i cili është parë nga 10 njerëz.

Vazhdojmë me ngjarjen tjetër e cila kishte frikësuar tërë fëmijët e një shkolle fillore në fund të viteve 90’ve të cilët kishin parë një peshk fluturues të madh 2 metra. Grupi kishte thënë se ai kishte dal 10 minuta në breg, në Japoni,  duke fluturuar dhe mandej ishte zhytur. Për këtë rast fatkeqësisht nuk ka fotografi. Por në vitet e njëjta një tjetër peshk gjigant kishte dal në ujërat e ëmbla të lumit Mekong në brigjet e Azisë Juglindore për të cilin thotë se ishte i gjatë 5 metra dhe i rëndë 600 kg, që në të vërtetë ishte një përbindësh i lumenjve. E vërteta është se Japonia nuk e kishte parë një specie të këtillë në brigjet e saj.

Një tjetër bishë misterioze është raportuar që është parë në këtë vend gjatë viteve 1960 dhe 70 e cila ishte dukur si një krijesë miu i madh sa një qen. Krijesa gjigante thuhej që paraqitej në muzg apo natën dhe thuhej se kishte sy të shndritshëm. Këta minj gjigant janë parë afër ujit dhe kishin një zë të frikshëm, vepronin egër ndaj atyre që nuk i njihnin. Krijesa të këtilla nuk janë paraqitur vetëm në Japoni por edhe në Amerikën Jugore nga thuhet se e kanë prejardhjen.

Lumi Tone në regjionin Kanto të Japonisë që gjendet në ishullin Honshu po ashtu ishin dëshmitarë i një krijese misterioze, në këtë rast të një peshku të madh ngjyrë hiri të cilin ata e quajtën “Grayback”. Krijesa besohej që ishte 2-3 metra i madh.

Raporti i radhës i frikshëm vjen nga një peshkatarë të cilit një peshk i madh e kishte fundosur. Burri kishte raportuar që peshku i fuqishëm ishte afër tri metra i madh, një masë që ishte më e madhe se varka e tij. Peshkatari tha se peshku ishte bishë. Edhe një tjetër peshkatar kishte thënë se e kishte parë këtë peshk.

Interesante është se krijesat misterioze më shumë dalin në lumin Tone dhe Edo ku raportohet për shumë krijesa të këtilla me vite. Zakonisht flitet për peshqit që janë më të mëdhenj se dy metra dhe me trup të gjërë.

Krijesa më misterioze e lumit Edo ishte ajo e vitit 1970, një krijesë 2 metra me fytyrë si të macës, duar të gjata me kthetra të mprehta dhe një qafë të gjatë, bark të yndyrshëm dhe një bisht të hollë. Bisha u raportua në vitin 1972 dhe ishte parë shumë edhe në lumin Matsudo.


Në lumin Edo po ashtu ishte parë një ngjalë jashtëzakonisht e madhe. Në një raport, një grup i punëtorëve të ndërtimit të një porte të lumit kishin parë një ngjalë gjigante rreth 6 metra. Punëtorët u munduan ta kapin por ajo ishte larguar. Peshkatarët më vonë kishin thënë se kanë parë të e njëjta urë një ngjalë të këtillë.

@Fluidi

Provo po ashtu

nen uje

Zbulohet “Zona e errësirës”

“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300 metra nën sipërfaqen e ujit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *