Ballina / KOSOVA / Lumezi: Prokuroria po siguron informata për punësimet jo meritore
aleksander lumezi

Lumezi: Prokuroria po siguron informata për punësimet jo meritore

Prokuroria e shtetit është në fazën e grumbullimit të informacioneve, për rastet e raportuara në media si punësime familjare apo si punësime përmes lidhjeve me politikën në Telekomin e Kosovës dhe ndërmarrjet tjera publike, ka thënë kryeprokurori Aleksandër Lumezi. 

“Ne kemi informacione se ka shumë ndërhyrje politike, ndërhyrje familjare por edhe korrupsion respektivisht dhënie të ryshfetit gjatë procesit të punësimit. Duke e parë situatën e fundit dhe duke parë se shumë drejtorë apo anëtarë të ndërmarrjeve publike kanë punësuar familjarët e tyre, ne së bashku me Policinë e Kosovës, respektivisht Prokuroria speciale e Kosovës së bashku me Departamentin e krimeve ekonomike dhe financiare kanë filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me identitetin e personave të cilët kanë kryer veprën penale gjatë procesit të punësimit”, ka thënë Lumezi ne emisionin “n’Shesh” te RTK.

Sipas tij, dhënia e ryshfetit gjatë punësimeve nuk është dukuri që po hetohet për rastet e fundit të punësimeve.

“Ka informacione edhe për dhënie të ryshfetit, por jo në ngjarjet aktuale që i kemi por në raste të tjera dhe të gjitha ato raste jemi duke i hetuar. Për këto rastet e fundit jemi duke grumbulluar informata dhe besoni se nëse gjejmë prova të mjaftueshme që e krijojnë dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale, sigurisht do të ngriten aktakuza dhe do të dërgohen në gjykatë”, ka thënë kryeprokurori i shtetit.

@Fluidi

Provo po ashtu

vizat

KE: Nuk ka viza e, taksa duhet të hiqet

I ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës dhe shtegun nëpër të cilin po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.