fbpx

Lumezi: Prioritet korrupcioni i nivelit të lartë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi,ka kërkuar nga udhëheqësit e prokurorive, që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë mes të gjithë prokurorive të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit, pasi që ky është qëllimi i gjithë sistemit prokurorial.

“Të gjithë kryeprokurorët duhet t’i trajtojnë me prioritet lëndët që ndërlidhen me korrupsionin, sidomos ato të nivelit të lartë” ka thënë Lumezi.

Ai prezantoi strategjia për reduktimin e lëndëve në gjykata, për të cilën strategji kërkoi që ta implementojnë të gjitha prokuroritë.

Kryeprokurori kërkoi poashtu të bëhet identifikimi i rasteve më të ndjeshme dhe të vëzhgohen për së afërmi se si ecin ato gjatë gjithë kohës sa është lënda në procedurë./infoglobi/e