Ballina / KOSOVA / Lumezi: Nëse ka dyshime, të përfshirët në rastin “Z-Mobile/PTK” do të dalin para drejtësisë
In Fabric
Kryeprokurori Lumezi
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi

Lumezi: Nëse ka dyshime, të përfshirët në rastin “Z-Mobile/PTK” do të dalin para drejtësisë

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi ka shpaluar se Prokuroria Speciale “po merret me trajtimin e rastit të humbjes së rreth 30 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit nga Telekomi i Kosovës”.

Siç dihet , Arbitrazhi ndërkombëtar, si në nivelin e parë ashtu edhe në nivelin e dytë , kishte marr vendim pro kompanisë Z Mobile.

Sipas Lumezit “në momentin e parë që vërtetohet se ka dyshime të bazuara, pavarësisht personave që janë të përfshirë në këtë rast, Prokuroria do t’i marrë hapat e nevojshëm”.

“Nevojat e politikës dallojnë nga kërkesat e drejtësisë, por do të merren masa të nevojshme në rast se vërtetohet se ka dyshime të bazuara për hetim të mëtutjeshëm të rastit, pavarësisht personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Lumezi në një konferencë për media.

Të mërkurën, gjatë seancës së Kuvendit, kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se fajtorët për humbjen e këtyre dhe mjeteve të tjera në proceset që zhvillohen në Arbitrazh duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Z Mobile” është kompani e korporatës “Devolli”.

Lexo edhe:

Mustafa: Devollët po e dëmtojnë me 30 milionë euro vendin

“Duhet të ndodhë përgjegjësia penale dhe politike… Pse humbin 15 milionë për pasaporta, dhe pse 30 milionë nga telekomi”, ka thënë Mustafa në Kuvend, duke kërkuar që këto raste të hetohen deri në fund.

Seanca parlamentare: Albin Kurti kritikon ashpër “Devollët”

“Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha. Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më levërdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë”, tha ndër tjera deputeti i VV-së, Albin Kurti.

PTK drejt falimentimit, Devolli fiton edhe në shkallën e dytë të Arbitrazhit

Gjykata e Lartë Angleze, me seli në Londër, ka hedhur poshtë ankesën e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), është bërë e ditur sot nga kjo gjykatë. Me anë të një njoftimi thuhet se “gjykatësi ka gjetur se paraqitësi i ankesës, përkatësisht Telekomi i Kosovës nuk ka bazë për ankesë dhe se Vendimi i Tribunalit mbetet në fuqi. Përveq tjerash Gjykata e Lartë Angleze ka caktuar masën e kompenzimit të shpenzimeve dhe për këtë rast ndaj Dardafon.net L.l.c, në shumën prej 65 mijë funtesh”, thuhet në njoftimin.

Check Also

Pronat e pashpronësuara fusin Kosovën në krizë energjetike

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjet për shpronësim me të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *