Ballina / KOSOVA / Lule lule, fitoi Zambakun e Prizrenit
zambaku,besina,shkodrani,prizreni

Lule lule, fitoi Zambakun e Prizrenit

Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj, fitues të festivalit jubilar ”Zambaku i Prizrenit”

Para dy netësh në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren u mbajt festivali tradicional, i 30-të me radhë, “ Zambaku i Prizrenit”. Në këtë edicion morën pjesë 16 këngë garuese nga autorë të dëshmuar, kënduar nga këngëtarë të rinjë dhe të njohur.

Mexosopranja Besiana Mehmedi dhe tenori Shkodran Tolaj me një performancë skenike të shkëlqyeshme, me interpretim të jashtëzakonshëm vokal, përcjellur nga orkestra simfonike dhe dirigjent Edon Ramadanin, arritën të lënë pas shumë emra si Rovena Dilo, Orgesa Zaimi, Artan Bakinë, Besnik Nurkollarin, Elizabeta Krasniqin e shumë këngëtarë nga Prizreni, Shkodra, Prishtina.

Kënga “Lule lule” me autor Nexhat Maculën, tekst nga Shkodran Tolaj e orkestrim nga Riza Dolaku, arriti të lë shumë autorë pas në mesin e tyre Adrian Hilën, Bojken Lakon etj.

Dueti Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj arritën që të pēlqehen nga publiku dhe të votohen nga tre anëtarë e jurisë në përbërje të: Lule Elezi- pianiste, Sabaudin Zhuta-profesor univetsitar dhe maestro dirigjent Zhani Ciko duke marrë vendin e parë.Ky sukses i duos Mehmedi dhe Tolaj është një punë e vazhdueshme me përkushtim dhe tregues i nivelit profesional që e shfaqin kudo ku paraqiten.Në momentin e marrjes së çmimit të parë Besiana Mehmedi këtë sukses ia dedikoi publicistit, babit të saj të ndjerë, gazetarit Qani Mehmedi i cili ishte udhërrëfyes në jetën artistike të saj.

Provo po ashtu

Reagon Hoxhaj, thotë se Serbia po armatoset, kërcënim për rajonin

Zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.