“Lufthansa” në grevë, anulohen 900 fluturime

Një grevë e pilotëve ka detyruar gjigantin gjerman të qiejve, “Lufthansa” të anulojë gati 900 fluturime. Përpjekja ligjore 11 orëshe e kompanisë për të penguar ndalimin e punës dështoi dhe greva dy ditore e shtyrë e pakënaqësia mbi pagesat nisi në mesnatë. “Lufthansa” thotë se prej saj do të preken 100.000 pasagjerë. Palët e gjejnë fajin tek njëra-tjetra.

“Po luftojmë me “Lufthansa”-n për pagat. Kemi më shumë se pesë vjet që nuk përfitojmë rritje rroge dhe i kërkuam kompanisë të na bënte një ofertë. Deri tani, në tryezë kemi vetëm një propozim qesharak. Ajo që kërkojmë është një ofertë e negocjueshme dhe prandaj po e ndërmarrim këtë veprim”, tha Joerg Handwerg, anëtar i sindikatës së pilotëve.

“Nga 3.000 fluturime që “Lufthansa” kishte planifikuar për sot, gati 900 janë anuluar. Rreth 100.000 pasagjerë janë prekur nga ky ngërç dhe secili prej tyre është një rast i trishtuar: familjarë që nuk takojnë dot njëri-tjetrin, kolegë që nuk shihen dot, një pushim i planifikuar prej kohësh që nuk shkon siç duhet. Na vjen keq, por sindikata duket më e interesuar në përshkallëzimin e konfliktit sesa në zgjidhjen e tij”, u shpreh Martin Leutke, zëdhënës i Lufthansa-s.

Sindikata e pilotëve Vereinigung Cockpit, ka organizuar 14 greva që prej prillit 2014. Të martën “Lufthansa” bëri dy përpjekje ligjore për ta ndaluar grevën, por ato u rrëzuan që të dyja. Bisedimet për pagat nisën në fillim të muajit, por kompania ajrore pretendon se Vereinigung e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ofertën e ndërmjetësimit. Sindikata kërkon 3.7% rritje page çdo vit për 5,400 pilote duke nisur nga viti 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.