Luftë peshkaqenësh në një akuarium

Një peshkaqen i madh i tipit tigër ka ngrënë një peshkaqen tjetër në një akuarium në Seul të Koresë së Jugut. Peshkaqeni tetëvjeçar- femër, i cili ka qenë më i madh në akuarium, me një gjatësi prej 2.2 metra, është thënë se ka kafshuar një peshkaqen tjetër – mashkull, pesë vjeçar. Pas 21 orëve është dukur vetëm maja e bishtit në gojën e peshkaqenit të çuditshëm.

“Peshkaqenët kanë territorin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë kur ata përplasem kundër njëri-tjetrit, ata kafshojnë në habi. Unë mendoj se peshkaqeni ka gëlltitur tërë trupin, sepse ata zakonisht e hanë të gjithë trupin”, tha Oh Tae-Youp – Menaxher i Akuariumit COEX.

Lufta në mes peshkaqenëve të vegjël ka ndodhur edhe në të kaluarën, shtoi Oh, por ky lloj i shfaqjes është i rrallë dhe i pari i këtij lloji në këtë Akuarium. Akuariumi filloi të mbajë peshkaqenë rreth 10 vite më parë. Tani aty ndodhet një total prej 42 peshkaqenëve, të cilët shfaqin atraksion të madh për vizitorët.

Agron Vrangalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.