Ballina / BOTA / Lufta kundër IS-it: Vriten 14 ushtarë turq

Lufta kundër IS-it: Vriten 14 ushtarë turq

Katërmbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë në luftime të ashpra kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Ushtria turke tha se përleshjet kanë ndodhur të mërkurën në qytetin al-Bab, ku Turqia po ndihmon rebelët që të rikthejnë kontrollin.

Ushtria turke po ashtu tha se 33 pjesëtarë të saj janë plagosur.

Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Turqisë në një ditë të vetme, prejse ka nisur operacionin në Siri në muajin gusht.

Ushtria tha se 138 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë në luftime, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!