Ballina / RAJONI / Lotaria amerikane mbyllet më 7 nëntor
errorr american lotary

Lotaria amerikane mbyllet më 7 nëntor

Të gjithë ata shqiptarë që kanë provuar të hedhin lotarinë amerikane “DV Lottery 2019” dhe nuk kanë mundur do të hapin faqen e vënë në dispozicion nga Departamenti i Shtetit, nuk duhet të shqetësohen.

Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale ku sqaron të gjithë se faqja është jashtë funksionit në mbarë botën për arsye teknike e mirëmbajtjeje dhe se po punohet për rikthimin e shërbimit.

“Është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaron se do të njoftojë për çdo informacion të mëtejshëm përmes rrjeteve sociale dhe faqes së internetit, transmeton TCH.

Lotari amerikane u hap më 3 tetor dhe mbyllet zyrtarisht më 7 nëntor.

@Fluidi

Provo po ashtu

Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.